Në vazhdimësi rritet paga e paguar mesatare neto, në dhjetor ka qenë gjithsej 28.294 denarë

Paga mesatare e paguar neto për të punësuar në muajin dhjetor të vitit 2020 ka qenë 28.294 denarë dhe shënon rritje prej 5.4% në raport me muajin e njëjtë të vitit 2019, më saktë për 1.458 denarë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, rritja e tillë në pjesën më të madhe ndodh edhe falë rritjes së pagës mesatare të paguar neto për të punësuar në sektorët: informacione dhe komunikime (15.5%),minierë dhe nxjerrja e gurit (10.5%) dhe aktivitete shëndetësore dhe për mbrojtje sociale (10.0%)

Rritja e pagës së paguar mesatare neto në muajin dhjetor të vitit 2020 është regjistruar edhe në raport të muajit paraprak të të njëjtit vit edhe atë për 2,6%. Kjo rritje është vërejtur në sektorët: infomraicone dhe komunikime (14.4%), veprimtari financiare dhe veprimtari për sigurim (12.5%) dhe minierë dhe nxjerrje e gurit (10.6%).

Qeveria në konsultim me të gjithë aktorët relevant të shoqërisë, sindikatat, odat, organizatat e punëdhënësve, krijon ambient për rritjen e pagës mesatare dhe minimale.

Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4% deri në. 5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend. 

Paga e paguar mesatare bruto për të punësuar, në dhjetor të vitit 2020 është 42.227 denarë.