Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 47-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve.
Në fillim zëdhënësit e Qeverisë i kumtuan të dhënat më të reja për dinamikën e imunizimit të personelit mjekësor, sipas të cilëve, përfshirë ditën e sotme deri në orën 10:00 janë vaksinuar gjithsej 1.510 persona, ndërsa gjithashtu informuan se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot do ta marrë dërgesën e dytë të vaksinave nga donacioni nga Republika e Serbisë.
Duke informuar për vendimet e mbledhjes së 47-të të Qeverisë, zëdhënësit njoftuan se Qeveria e pranoi pajtueshmërinë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në kërkesën e grupit të transportuesve komunal dhe ndër-komunal për rritjen e numrit të udhtëtarëve prej në 50% në 70% nga kapaciteti i tërësishëm i fondeve transportuese të përcaktuara me ligj për këtë dedikim .
Gjithashtu informuan se u Qeveria e shqyrtoi Informacionin për dhënien e grantit përmes thirrjes së 25-të për ndihmë teknike dhe për thirrjen e 6-të për grant investues për ndërtimin e aksit rrugor Kriva Pallankë – Kufiri me Republikën e Bullgarisë si pjesë e Korridorit VIII, me tregues me NP për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ – Shkup, të dorëzojë aplikacionin për këtë grant deri te Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Ky grant dukshëm do të përshpejtojë procesin e përfundimit të hekurudhës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si pjesë e detyrimeve të vendit tonë në zhvillimin e Korridorit 8 Pan-evropian.
Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për projektin "Përforcimi i sistemeve nacionale dhe lokale për mbështetjen e integrimin efektiv socio-ekonomik të romëve të kthyer nga Ballkani Perëndimor", dhe ngarkoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyrën e Kryetarit të Qeverisë që t’i koordinojnë aktivitetet për zbatimin e projektit.
Zëdhënësit informuan se Qeveria e miratoi Informacionin për projektin "Rehabilitimi efikas energjetik i konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut".Projekti ka të bëjë me avancimin e rindërtimit efikas energjetik dhe modernizimit të ndërtesave publike të zgjedhura në sektorin e arsimit (konvikte studentore në pronësi të shtetit) në Maqedoninë e Veriut, rritje konkrete e efikasitetit energjetik, integritetit strukturor dhe komoditetit themelor. Programi do të fokusohet në konvikte studentore në pronësi shtetërore në këto qytete: Shkup, Prilep, Manastir, Ohër dhe Shtip.
Lidhur me detajet për realizimin e projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve studentore, zëdhënësi Hoxha duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit theksoi se ky projekt përfaqëson investim kapital dhe investim në ardhmërinë tonë, që do t’i avancojë kushtet për mësim të studentëve.
“Afati për realizimin e këtij projekti është deri në vitin 2025, ndërsa i njëjti do të kushtojë rreth 24 milionë euro, ndërsa fondet për vitin 2021 janë paraparë në Propozim-buxhetin për vitin 2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, theksoi zëdhënësi Hoxha.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit për rastin e arratisjes së Sasho Mijallkovit, zëdhënësi Arsovski theksoi se për momentin ai gjendet në paraburgim dhe ka drejtësi.
“Institucionet i ndërmorën të gjitha masat e rregullta dhe të jashtëzakonshme në lidhje me arratisjen e Sasho Mijallkovit. Ai u paraqit në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe u sigurua arrest i tij shtëpiak. Koordinimi mes të gjitha institucioneve me të gjitha aktivitetet e ndërmarra në dy ditët e fundit dha rezultate. Qeveria nuk do të tolerojë situata që dëmtojnë besimin në sistem. Drejtësia është siguruar, kjo është gjëja më e rëndësishme", theksoi Arsovski.
Lidhur me pyetjen për obstruksionet nga ana e opozitës për Regjistrimin e popullsisë 2021, zëdhënësi Arsovski informoi se Regjistrimi i popullsisë definitivisht do të zbatohet në muajin prill.
“Regjistrimi i nevojitet shtetit. Çdo qytetar duhet të kontribuojë që të zbatohet ky operacion i rëndësishëm statistikor i cili do të jep të dhëna të rëndësishme për projektimin e planeve strategjike për zhvillim të mëtejshëm të shtetit. Metodologjia është definuar. Të gjitha përgatitjet vijojnë. Nga i pari fillon regjistrimi i popullsisë jo-rezidente”, theksoi Arsovski.
Në pyetjen e gazetarit për zhvillimin e ngjarjeve me Bullgarinë fqinje, zëdhënësi Arsovski informoi se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot udhëton për Sofje ku do të ketë takim të veçantë me kolegen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva, ndërsa në fokus të bisedimeve është Plani i veprimit i cili është në fazë finale.
Në pyetjen për realizimin e ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë, zëdhënësi Arsovski kumtoi se po zhvillohet në tre faza.
“Për fazën e parë nga Kumanova deri në Bellakoc janë siguruar 47 milionë euro dhe aty ndërtimi është realizuar 55%, por e dini se u ndërpre marrëveshja me realizues. Për fazën e dytë janë siguruar 147 milionë euro – 70 milionë prej tyre nga BERZH, 70 milionë janë grante nga BE. Sepse për këtë fazë u shpall tender për realizues, ndërsa u ndërpre marrëveshja për fazën e parë, Qeveria solli vendim të anulojë tenderin për fazën e dytë dhe të dyja fazat – e para dhe e dyta tenderohen bashkërisht. Parakualifikimi i atyre që u paraqitën përfundoi, ndërsa tani BERZH i vlerëson kompanitë që hynë në kualifikim. Për gazën e tretë të hekurudhës paraprakisht janë siguruar 60 milionë euro grant përmes IPA 2. Tani NP “Infrastruktura Hekurudhore” aplikon për 150 milionë euro nga fondi WBIF”, informoi Arsovski.
Lidhur me takimin e Kryeminist Zoran Zaev me kryetarët e komunave Ohër, Strugë dhe Debërcë, të cilët përfshijnë rajonin e Ohrit të mbrojtur nga UNESKO, zëdhënësi Arsovski informoi se bëhet fjalë për harmonizimin e përpjekjeve të pushtetit qendror dhe lokal për aksion të përbashkët për eliminimin e rreziqeve pas rajonit të mbrojtur të Ohrit dhe Liqenit të Ohrit.
Ai theksoi se në takim Kryeministri Zaev u përcjelli kryetarëve të komunave se raporti i ardhshëm i UNESKO-s duhet të pranohet si alarm i fuqishëm i cili fton në aksion të përbashkët të Qeverisë dhe ministrive kompetente dikasteriale si pushtet qendror dhe komunat Ohër, Strugë dhe Debërcë.
“Kryeministri Zaev i riafirmoi përcaktimin e Qeverisë, në koordinim me vetëqeverisjet lokale të tre komunave për implementim të harmonizuar të Planit për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit me plane për zhvillimin e komunave, duke u kujdesur për të gjithë të përfshirët në proces se rëndësi primare kanë mbrojtja e vlerave kulturore dhe natyrore të Liqenit të Ohrit dhe bregut të përfshira me Konventën e UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Konstatim i përbashkët në takim ishte të vazhdojë koordinimi mes Qeverisë dhe komunave Ohër, Strugë dhe Debërcë të aktiviteteve të përcaktuara, si dhe harmonizim i legjislacionit për kompetencat që do të mundësojnë sukses në zbatimin e Planit për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit dhe planeve zhvillimore të komunave”, theksoi Arsovski.