Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme u takua me Ambasadorin e Republikës Çeke, Mirosllav Toman.
Temë diskutimi në takim ishte vazhdimi i bashkëpunimit të suksesshëm midis dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin e tij.
Ministri Bekteshi e informoi Ambasadorin për masat e ndërmarra nga Qeveria gjatë vitit të kaluar për të mbështetur ekonominë për përballimin e pasojave negative nga pandemia, si dhe aktivitetet e Qeverisë për procesin e vaksinimit të popullatës.
Sipas statistikave, shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke në vitet e fundit ka vazhduar të rritet, ndërsa në vitin 2020 si rezultat i pandemike shkëmbimi mes dy vendeve u ul me 4%, me çka eksporti rritet për 11.7%, ndërsa importi ulet për 10.2%.
Në takim u vlerësua se ekziston një fushë e gjerë e mundësive për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, të cilat si tema diskutimi do të diskutohen më hollësisht në seancën e ardhshme të Komisionit të Përzier midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke.
Ministri Bekteshi falënderoi Ambasadorin për përgjigjen pozitive nga pala Çeke që këtë vit të mbahet seanca e tretë e Komisionit të Pëzier midis dy vendeve në nivel të Zëvendës Ministrave.
Ministri dhe Ambasadori ranë dakord se potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve janë të mëdha dhe se në periudhën e ardhshme ata do të punojnë së bashku për të krijuar partneritete biznesi që do të nënkuptojnë një trend pozitiv të bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriore dhe Republikës Çeke.