Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ministri i Financave Fatmir Besimi përfunduan vizitën e tyre të punës në Luksemburg sot me një takim pune me ekipin menaxhues të kompanisë (Intelligent Sensing Solutions - IEE S.A)
Në takimin me menaxhmentin e kompanisë, e cila ka një vlerësim të lartë në fushën e zgjidhjeve inovative teknologjike në industrinë e automobilave, si dhe në fushën e teknologjisë së përparuar mjekësore, u prezantuan mundësitë e investimeve në Maqedoninë Veriore. Kryeministri Zaev dhe Ministri i Financave Besimi prezantuan përfitimet që Maqedonia e Veriut u ofron investitorëve.
Takimi me menaxherët e "Intelligent Sensing Solutions" u mbajt në Odën Ekonomike të Luksemburgut, në të cilën morën pjesë Presidenti i Odës Carlo Telen, i cili tregoi interes shtesë për bashkëpunim më të ngushtë të kompanive nga të dy vendet përmes bashkëpunimit më të ngushtë të odave .