MASH dhe FIZHT publikuan thirrje të re „Sfidë për kërkuesit e rinj #4– Projekte të gjelbra” për nxënësit nga tërë vendi

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Kosta Petrov, sot e publikuan thirrjen publike "Sfidë për kërkuesit e rinj # 4 - projekte të gjelbra", qëllimi i së cilës është inkurajimi i mendimit krijues tek fëmijët dhe mbështetje për projektet kërkimore të bazuara në metodë shkencore.

 

Sfida po zbatohet për herë të katërt dhe është pjesë nga koncepti që e zhvillon FIZHT- "Fondi i talenteve të rinj".

 

"Politikat e shtetit të drejtuara në mbështetjen e të rinjve dhe zhvillimin e potencialit të tyre kohët e fundit kanë një dimension tjetër, koncept të ndryshëm dhe shumë energji më të madhe. Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme, studentët, kërkuesit e rinj, dhe shkencëtarët tani janë me të vërtetë në fokusin e përpjekjeve institucionale dhe ajo është e dukshme, pikërisht përmes sigurimit të mjeteve financiare të shumta dhe mundësi të shumta që më parë nuk ishin në qasje, ndërsa njëra prej tyre, si masë e karakterit të stimulimit është pikërisht kjo Sfidë për talentët e rinj", tha Carovska, duke informuar se deri më tani, përmes tre thirrjeve të publikuara, janë mbështetur 90 projekte shkollore në të cilën kanë marrë pjesë më shumë se 500 nxënës dhe mësimdhënës nga tërë vendi.

 

Ajo pret edhe ketë vit të ketë interes të madh për të marrë pjesë në thirrjen, sepse, siç tha duke njohur krijimtarinë e talentëve të reja në shkollat ​​tona dhe dëshira të kontribuojnë për mjedisin e tyre të jetë  vend më i mirë për jetesë të ardhmen, jam e bindur se do të arrijnë  numër i madh i projekteve inovative.

 

Thirrja është dedikuar për të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme, të cilat mund të aplikojnë me projekte kërkimore në fushën e shkencave natyrore dhe teknike, të organizuara në ekipe me nga pesë deri në dhjetë nxënës të udhëhequr nga një deri në dy mentorë. Procesi i kërkimit duhet të bazohet në "metodë shkencore", gjegjësisht të përfshijë formulim, testim dhe konfirmim / modifikim i hipotezës me anë të eksperimentit dhe vëzhgimit, ndërsa rezultatet nga projekti kërkimor duhet të jenë të zbatueshme në ruajtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe biodiversitetit.

 

"Të rinjtë dhe potenciali i tyre krijues janë gjeneratori i zhvillimit ekonomik dhe ardhmëria e vendit tonë." Me këtë sfidë, kërkuesit e rinj   dua t'u porosis se vendi ynë ofron mundësi dhe kushte perspektive për zhvillimin e ideve inovative dhe iniciative të tyre. I inkurajoj të gjithë nxënësit të jenë këmbëngulës, të guximshëm dhe të kërkojnë, përderisa ne si Fondacion do t'i shpërblejmë punimet e tyre dhe përkushtimin. Filloni me punë në ëndrrat tuaja dhe krijoni shembull të suksesshëm për kërkuesit tjerë" deklaroi Kosta Petrov, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

 

Fondi i përgjithshëm për këtë sfidë është 3,000,000 denarë, ndërsa buxheti maksimal për projekt propozimi individual duhet të jetë deri në 200,000 denarë. Për mësimdhënësit që do t'i udhëheqin ekipet e nxënësve, do t'u sigurohet shpërblim në vlerë prej 30,000 denarë, dedikuar për prokurimin e pajisjeve digjitale të zbatueshme në procesin mësimor.

 

Përparësi do të kenë projektet me karakter ndërdisiplinor, të cilat parashikojnë qasje inkluzive në formimin e ekipeve, gjegjësisht kanë përfaqësim të barabartë gjinor, përfshijnë fëmijë me përkatësi etnike të ndryshme, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë të moshave të ndryshme, etj., dhe janë dorëzuar nga shkollat e mjediseve ​​rurale.

 

Projekt propozimet që do të arrijnë në kuadër të thirrjes publike "Sfidë për kërkuesit e rinj - projekte të gjelbërta" do të vlerësohen sipas cilësisë së projektit, zbatueshmërisë së rezultateve nga kërkimi, pajtueshmërisë së projekt propozimit me objektivat e thirrjes publike dhe kapacitetin e ekipit të projektit.

Me qëllim t'i mbështesë ekipet në procesin e përgatitjes së projekt- propozimeve, Fondi do të organizojë më shumë info-ngjarje. Sfida është e hapur deri më 20.4.2021. Të gjitha informacionet shtesë mund të merren në:

www.fitr/predizvikzamladi