Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush, i cili në takim e prezantoi organizatorin dhe iniciatorin e manifestimit shumë vjeçare “Pas gjurmëve të shenjtorëve Kirili dhe Metodi", Stojan Lekoski bashkatdhetari ynë i cili për shumë dekada jeton në Sllovaki.
Z.Lekoski në takim informoi se në këtë vit, “Pas gjurmëve të shenjtorëve Kirili dhe Metodi” është përfshirë në programin Evropian për Zhvillim Rajonal dhe do të realizohet me pjesëmarrje e Republikës së Çekisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, krahas nikoqirit tradicional – Republika e Sllovakisë.
Kryeministri Zaev në takim rekomandoi, nga ana e mysafirëve me kënaqësi e pranua si nderë i dhënë, këtë vit ngjarjet në kuadër të manifestimet, “Në gjurmët e të shenjtëve Kirili dhe Metodi”, që do të organizohen në Maqedoninë e Veriut, do të përfshihen në programin për shënimin e 30 vjetorit nga shpallje pavarësisë së vendit tonë.
“Të tregojmë së bashku me Sllovakin dhe Cekin që vepra iluministëve mbarësllovenë, vëllezërit e shenjtë, Kirili dhe Metodi është e vlerës së përbashkët për përkujtim dhe nderim të popujve sllav dhe me rendësi të madhe për historinë shpirtërore dhe kulturore evropiane,” theksoi Kryeministri Zaev në takim.
Në takimin me ambasadorin Markush u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Sllovakisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë si dhe bashkëpunimin ekonomik për t cilin ka potenciale për zhvillim shtesë.