Kryeministri Zaev për ballafaqimin me pandeminë: Shëndeti publik është i qasshëm për të gjithë, personat e infektuar me virusin korona nuk paguajnë asgjë, të mos përfitohen pikë politike duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend, u përgjigj në pyetjen e deputetit rreth ballafaqimit të shtetit me pandeminë dhe kërkoi të mos shpërndahen propaganda të rreme dhe të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve, me qëllim të përfitohen pikë politike.

“Shëndeti publik është i qasshëm për të gjithë. Një i infektuar nga virusi korona nuk paguan asgjë në shëndetin publik. Asgjë më shumë nuk ka në shëndetin privat, çka ka në shëndetin publik. Për gjithçka që nuk mund të gjendet ilaç ose intervenim mjekësor, shteti në paguan në shëndetin privat ose jashtë shtetit dhe kjo vlen për të gjithë qytetarët”, tha Kryeministrit Zaev.

Ai gjatë fjalimit kërkoi të mos sulmohen pa bazë ekspertët shëndetësor ose të dërgohen kërcënime ndaj ministrit së Shëndetësisë dhe përfaqësuesve të Qeverisë, sepse ato janë kërcënime.

“Nuk ka prioritet më të madh se shëndeti i njerëzve dhe askush nuk do të na parandalojë që ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, theksoi Kryeministri Zaev.