Të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, avokatëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në sektorin gjyqësor, ua uroj Ditën e gjyqësorit së vendit.
Pikërisht në këtë ditë arriti Raport pozitiv për gjendjet me të drejtat e njeriut në SHBA, në të cilin u konstatua se Qeveria ka treguar respekt serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe paanësisë në krahasim me vitet e kaluara.
Kjo dëshmon se ajo që e punojmë jep dhe do të jep rezultate dhe se reformat në gjyqësor mbeten prioritet i ynë.
E kthejmë besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor. Sistem për drejtësi.
Kontribut të madh për këtë përfitim japin edhe vetë gjykatësit të cilët përmes Këshillit Gjyqësor filluan kontroll dinamik të punës së gjyqtarëve dhe ai proces tashmë po jep rezultatet e para.
Sfidë parësorë në periudhën e ardhshme është sjellja e teknologjisë informatike në punën dhe digjitalizimin e gjykatave të vendit. Për këtë parashikohet modernizim i mbi 100 gjykatave në vend, Qeveria siguron të gjitha kushtet për arritjen e këtij prioriteti.
Të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, avokatëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë në sektorin gjyqësor, ju uroj sukses në realizimin e përgjegjësive të tyre profesionale, të cilat në vetvete janë një kontribut për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe pjesëmarrjen në misionin tonë të përbashkët për promovimin e të drejtave të njeriut, të ndërtojmë një sistem gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm të bazuar në vlerat evropiane.