Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muhamet Hoxha në konferencën e sotme të rregullt informuan për konkluzat dhe vendimet të miratuar nga mbledhja e djeshme e 65-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve.
Duke informuar për vendimet nga mbledhja e djeshme qeveritare e 65-të, zëdhënësit theksuan se në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e vërtetoi tekstin e Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme.
Me këtë krijohet siguri juridike dhe ekonomike për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional duke krijuar marrëdhënien e punës në kohë të pacaktuar. Më parë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional me anë të konkurseve publike punësoheshin disa herë në kohë të pacaktuar para se ti plotësojnë kushtet për transformim të marrëdhënies së punës.
Me anë të këtij ndryshimi përmisohen mundësitë për zhvillim profesional dhe për karrierë dhe vendosen mundësi të reja për bashkëpunëtorët profesional. Me ndryshimet e propozuara do t’iu transformohet marrëdhënia e punës nga kohë e caktuar në kohë të pacaktuar të rreth 3 mijë mësimdhënësve në shkollat e mesme dhe fillore,
Në mbledhjen e djeshme është vërtetuar përmbajtja e Propozim-ligjit për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm nga i cili pritet të përmirësohet cilësia e librave shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm. Sigurohet transparenca e procedurave të furnizimit të teksteve shkollore, vendosen mekanizma për kontroll të përmbajtjes në mënyrë për të parandaluar hyrjen e përmbajtjes diskriminuese. Sigurohet digjitalizimi dhe qasja në librat shkollorë për personat me shikim të dëmtuar.
Nga klasa e parë deri në të tretën nxënësit do të përdorin librat shkollorë në formë të shtypur, dhe nga klasa e katërt në të nëntën në arsimin fillor, si dhe nxënësit në të gjitha vitet e arsimit të mesëm do të përdorin librat shkollorë në formë digjitale dhe mësimore dhe material didaktik në formë elektronike.
Zëdhënësit informuan se Qeveria në mbledhjen e djeshme e miratoi Vendimin për mënyrën e përdorimit të fondeve për përfaqësimin e ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore, me të cilën për herë të parë kufizohen harxhimet për shërbime hotelerisë në shet gjatë mbajtjes së takimeve të punës. Saktë është përcaktuar vlera në të cilën mund të shfrytëzohet për person i pranishëm në takim, ndërkaq kufizimi i shumës është në në varësi të funksionit të personit që e organizon takimin.
Në vendim është paraparë që në rast të mosrespektimit të dispozitave nga ky Vendim kundër udhëheqësve të përfshirë në të mund të zbatohet një nga masat e miratuar nga neni 23 nga Kodi për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë.
Gjithashtu u informuan se në mbledhje vendim i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorpër një zgjidhje të përgatitur për aprovimin e planit për rehabilitim në vendndodhjen e "OHIS" me planin për dekontaminimin përfundimtar të lindanit në fabrikë.
Në mbledhjen e djeshme Qeveria i miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, rregullohet mënyra e kryerjes së veprimtarisë shëndetësore nga institucionet shëndetësore private gjatë vërtetimit të një situate krize për mbrojtjen e shëndetit publik dhe shpalljen e epidemisë ose pandemisë. Njëkohësisht i mundësohet autorizimi ligjorë që të përcaktojë çmime më të larta në spitalet private në shumën e çmimeve referuese të përcaktuara nga Fondi për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me ndryshimet e propozuara ligjore është paraparë edhe përdorimi i burimeve të spitaleve private nëse kushtet e kërkojnë këtë në përputhje me situatën e shkaktuar nga pandemia me Kovid-19.
Qeveria e miratoi Propozim-vendimin për aprovimin e vazhdimit të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin propozon që Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratojë vazhdimin e afatit për ekzistim të gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021.Fondet e destinuara për federatat e sporteve janë pjesë e masave të Qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme të sporteve dhe punëtorëve të sportit.
Lidhur me listën e publikuar të punonjësve me kohë të pjesshme në Qeveri, zëdhënësi Arsovski tha se emrat e të gjithë këtyre personave u publikuan përmes një procedure transparente, si një standard që nuk ka ekzistuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut dhe vuri në dukje se angazhimi i saktë i këtyre personave është i njohur, dhe angazhimet e tyre janë rreptësisht profesionale dhe janë realizuar plotësisht.
Ai theksoi se cilësia e kryerjes së detyrave vlerësohet nga Qeveria, dhe punimet, dokumentet dhe analizat e përgatitura nga bashkëpunëtorët përdorin shërbimet e Qeverisë dhe institucioneve në zbatimin e projekteve të ndryshme me interes për qytetarët.