Zaev në takim me ambasadoren e Kroacisë, Tiganj: Respektimi i gjuhës dhe identitetit maqedonas, i barabartë me të gjithë të tjerët, është një vlerë evropiane dhe ne kërkojmë nga vendet anëtare të BE-së që t'i përmbahen vlerave evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot e priti ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj e cila në takim përcolli falënderimet e kreut shtetëror dhe të popullit të këtij vendit për ndihmën e shpejt dhe mbështetjen e qytetarëve të Kroacisë të cilët u goditën nga tërmeti I fuqishëm.

Ambasadorja Nives Tiganj i përcolli përshëndetjet personale nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq deri te Kryeministri Zeaev shoqëruar me pritjen e intensifikimit dhe në mënyrë shtesë duke dinamizur bashkëpunimin tashmë të shkëlqyeshëm midis dy vendeve.

Kryeministri Zeaev u falënderua për urimet e Kryeministrit Plenkoviq, dhe shprehu me shpresë se vizita e tij në vendin tonë, e cila u shty vitin e kaluar për shkak të situatës me pandeminë, do të realizohet së shpejti, si dhe pritshmëria se do të ketë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive sa më shpejt të jetë e mundur.

Në takim u theksua se është në interesin e përbashkët të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë Veriore në BE që të fitojë një dinamikë të përshpejtuar gjatë presidencës aktuale Portugeze në mënyrë që të krijojë kushte për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE.
 Lidhur me çështjen me Bullgarinë, Kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për dialog dhe se me qeverinë e re të Bullgarisë do të arrihet një marrëveshje për të kapërcyer situatën aktuale dhe implementimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe miqësisë.
 
"Ne i respektojmë të gjitha identitetet dhe gjuhët e ndryshme evropiane dhe në të njëjtën mënyrë presim që të respektohet identiteti ynë maqedonas dhe gjuha maqedonase. Kjo është një vlerë evropiane dhe ne kërkojmë nga vendet anëtare të BE-së t'i përmbahen vlerave evropiane," tha Kryeministri Zaev.

Ambasadori i Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj, shprehu kënaqësi të madhe për mundësinë që anëtarët e komunitetit kroat në Maqedoninë e Veriut të theksojnë identitetin e tyre kombëtar në regjistrim, si dhe kënaqësinë me nënshkrimin e marrëveshjes midis Radio dhe Televizioni i Maqedonisë Veriore dhe Televizioni Kroat, për shkëmbimin e përmbajtjeve  programore.