Thirrja e ish Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski në bisedë informative në gjykatë pas procedurës paraprake për Kryeministrin, Zoran Zaev është edhe një vërtetim se nuk ka të paprekshëm para ligjit.
“Pa dallim se dikush ka qenë Sekretar i Përgjithshëm deri në vjeshtë, ndërkaq deri para disa ditë ehe sekretar në kabinetin tim, ligji vlen njëjtë për të gjithë,” theksoi Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në pyetjen gazetareske.
Ai shtoi se institucionet gjatë hetimit të kryejnë punën e tyre dhe se nuk ka çështje të paprekshme as nga pushteti, por as nga opozita.
“Njëkohësisht, duhet të respektojmë edhe qëndrimin se askush nuk është fajtor deri sa nuk i dëshmohet fajsija. Prezumimin e pafajësisë duhet ta respektojmë,” tha Kryemistri Zaev në fjalimin e tij dhe shtoi se të gjithë kërkesat deri tek institucionet e pavarura, sic janë Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetërorë për parandalimin e korrupsionit, janë të obliguar që të realizohet procedura në tërësi në përputhje me ligjin.
Kryeministri Zaev informoi se në përputhje me informacionet të cilat janë dorëzuar në institucionet vlerëson se softueri për komunikacion është bërë me anë të furnizimit publik ligjorë, me cka theksoi se institucionet e pavarura me anë të procedurës objektive dhe korrekte kanë për obligim të japin përgjigje përfundimtare që do të duhet të respektohet.