Shtabi kryesor koordinativ i krizës në seancën e sotme i ka shqyrtuar propozimet e arritura nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe në bazë të të njëjtave ka propozuar Qeverisë që mbledhjen e radhës ti miratoj vendimet me të cilën masat aktuale të cilat janë me afat deri me 20 prill të vitit 2021 ( e martë) të vazhdojnë të zbatohen deri me 27 prill të vitit 2021 e (martë)
Në rast të vërtetimit të trendit të uljes, Shtabit kryesor koordinativ do ta shqyrtoj mundësin për propozim uljen e restrikcioneve, veçanërisht në rast në rast të vazhdimësisë në rënien e numrit të të infektuarve dhe numrit të personave të shtruar në spital, dhe konkretisht për:
- në periudhën nga 27 prilli i vitit 2021 (e martë), përfshirë 15 maj të vitit 2021 (e shtunë), të hapen objektet e hotelerisë për vizitor/mysafirë në pjesët e hapura të objekteve të hotelerisë (në tarraca verore, kopshte dhe jo në pjesët e mbyllura);
- ndalesa dhe regjimi i veçantë për lëvizje të filloj nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të ditës së ardhshme
- ti shqyrtoj mundësit gjatë uljes së masave restriktive të lejohet organizimi i aktiviteteve sportive nga ana e fitnes qendrave/klubeve në hapësira të hapura( në vend të hapësirave të sportive të mbyllura ushtrimore/sallë
- masa të tjera në varësi të tendencave dhe kushteve epidemiologjike në vend.
Masat e përmendura të propozuara të Komisionit për Sëmundjet Infektive do të konsiderohen vetëm nëse ruhen trendet në rënie të numrit të personave të sapo infektuar dhe të shtruar në spital, për të cilat është thelbësore të respektohen masat personale për mbrojtje nga KOVID-19 dhe protokollet aktive për funksionimi në kushtet e KOVID -19.