U prezantua pakoja e gjashtë e masave ekonomike - Mbështetja e synuar prej 17,8 milion euro për 10 mijë kompani dhe 60 mijë të punësuar

Pakoja e gjashtë e masave, e miratuar në mbledhjen e sotme të 66-të, përfshin 7 masa që synojnë sektorët më të goditur të krizës së koronës, me vlerë prej 17,8 milionë euro, me të cilat do të mbështeten 10 mijë kompani, të cilat punësojnë rreth 60 mijë qytetarë, thanë zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori ekzekutiv i Bankës për Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Kire Naumov në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se që nga fillimi i krizës, Qeveria merr masa gjithëpërfshirëse në çdo 3-4 muaj, në konsultim me të gjithë palët e prekura, si dhe me institucionet financiare ndërkombëtare, me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të kompanive dhe vendeve të punës për qytetarët. Ai shtoi se para dy javëve, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria vendosi të mbyllë pjesërisht objektet gastronomike, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të parandalimin e përhapjes së virusit.
 

“Që atëherë ne njoftuam se i njëjti vendim do të pasohet nga masat e duhura për mbështetje dhe ndihmë dhe sot do t'i paraqesim ato. Edhe një herë, ne tregojmë në praktikë se shteti është partner i qytetarëve dhe ekonomisë. Të nderuar, sot ne vëmë në dispozicion 17,8 milionë euro, mbështetje financiare e synuar për 12 kategori të veprimtarive ekonomike. 17.8 milionë euro me të cilat do të mbështeten afro 10.000 kompani dhe rreth 80.000 të punësuarve, bashkëqytetarë tanë”, theksoi Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i prezantoi të gjitha masat nga pakoja e gjashtë.

Masa 1 

Të gjitha objekteve gastronomike do t’u mbulohen 30% të të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatarja e të ardhurave mesatare në vitin 2019 dhe 2020, për të cilën do të aplikohen ditët në të cilat u mbyllën këto aktivitete. Gjithashtu, të gjitha objektet e regjistruara gastronomike do të marrin 15.200 denarë mbështetje financiare për të punësuar, që nga data 06.04.2021. Me këtë masë do të mbështeten rreth 6.000 objekte gastronomike që punësojnë 17.000 njerëz, vlera e valorizuar e masës është 9,9 milion euro.

 

Masa 2 

 

Thuajse sipas të njëjtit parim, me 2,5 milionë euro do të mbështeten të kategorizuara - restorantet për dasma, industria e evinimenteve, terrene lojërash, klube nate, vendpushime private për fëmijë, palestrat e fitnesit, fotografët dhe studio fotografike. Këto kategori përfshijnë rreth 1.200 kompani që do të mbulohen me 30% të të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatare e të ardhurave mesatare në vitin 2019, gjithashtu, gjithashtu do të marrin mbështetje prej 15.200 denarë për të punësuar që nga data 31.12.2020.

Masa 3 

Agjencitë e kategorizuara turistike do të mbështeten me gati 1,4 milionë euro. Me ç’rast agjencitë turistike me licencë A do të marrin nga 5.000 euro, kurse agjencitë turistike me licencë B do të marrin nga 3.000 euro.

Masa 4

Mbështetje financiare prej 30.750 denarë do t’u jepet të gjithë muzikantëve, anëtarëve të shoqatave të muzikantëve si dhe guidave të licencuara turistike, të cilët gjatë vitit 2020 kanë pasur neto të ardhura mesatare mujore nënë 15.000 denarë.

Masa 5 

Rreth 2 milionë euro janë destinuar për kompanitë që riinvestuan fitimin nga viti 2019, një masë që do të realizohet përmes Bankës për Zhvillim dhe do të ndihmojë kompanitë për të rritur likuiditetin, që t’i realizojnë planet e tyre të investimeve dhe për të vazhduar zhvillimin e tyre përmes subvencionimit të shkallëve të interesit. 

Masa 6 

Përmes një linje kreditore pa interes nëpërmjet Bankës për Zhvillim prej 1 milion euro do të mbështeten mediat që transmetojnë programe radiotelevizive

Masa 7

Në pritje të sezonit të ardhshëm turistik dhe si mbështetje dhe ndihmë shtesë për veprimtarinë turistike vendase dhe me të edhe veprimtarinë gastronomike, do të sigurohen 50.000 teste falas PCR për turistët e huaj që do të qëndronin në vend.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, theksoi se disa nga masat kanë edhe komponent zhvillimi, me qëllim të rritjes së likuiditetit dhe stimulimin e investimeve.
 
“Rëndësi të jashtëzakonshme ka stimulimi i likuiditetit të ekonomisë. Prandaj, masat e propozuara nga Ministria e financave janë në atë drejtim. Njëra është Mbështetja e likuiditetit për kompanitë që riinvestuan fitimet për vitin 2020 duke subvencionuar normat e interesit për kreditë. Masa e dytë është Linja kreditore për mbështetjen financiare të subjekteve afariste në fushën e emetimit të programeve radiotelevizive në mënyrë që të zvogëlohen pasojat e Koronavirusit COVID-19, përmes një linje të veçantë kreditore në vlerë prej 61,5 milionë denarë ose 1 milion euro me shkallë interesi 0% që vendosen përmes Bankës për Zhvillim. Pakot e kaluara të masave kanë treguar se japin rezultate. Stimuli qeveritar kontribuoi në amortizimin e dyfishtë të rënies ekonomike në vitin e kaluar, më saktësisht, sipas llogaritjeve të Ministrisë së financave, ai është amortizuar me 4,2 pikë përqindjeje, d.m.th. pa këto masa rënia do të kishte arritur në 8,7%”, theksoi Besimi.
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se sektori i turizmit dhe gastronomisë është sektori më i goditur që nga fillimi i krizës së shkaktuar nga pandemia dhe kjo është arsyeja pse Ministria e ekonomisë në pesë grupet e para të masave u fokusua pikërisht në mbështetjen e këtij sektori.
 
“Deri më tani, ky sektor është mbështetur me mbi 10 milionë euro, përmes kuponëve për turizëm vendas me gjithsej 6,2 milionë euro, me kthimin e taksës së paguar turistike me një vlerë totale prej 950 mijë euro, me grante për agjencitë turistike me vlerë prej 1,2 milionë euro, me mjete për bashkëfinancim të ngjarjeve dhe konferencave me mbështetje financiare nga shteti ku ishin paraparë 24 mijë euro, përmes granteve për restorante të kategorizuara për dasma me 906 mijë euro, grante për terrene sportive me vlerë 222 mijë euro, grante për guida turistike me licencë që morën 82 mijë euro, si dhe masën për vazhdimin e licencave për funksionimin e diskove dhe klubeve të natës, masë e cila ishte 97 mijë euro", nënvizoi ministri i ekonomisë.
 
Bekteshi u ndal në disa nga masat nga pakoja e gjashtë që do t’i zbatojë Ministria e ekonomisë, me ç’rast theksoi se për mbështetjen të vetëm sektorit të turizmit dhe gastronomisë me pakon e gjashtë të masave janë siguruar masa në vlerë të përgjithshme prej 14.8 milionë euro.
 
“Është planifikuar mbështetje financiare për gastronomët  të regjistruar me shifrat prioritare të veprimtarisë: 56.10 (restorante dhe objekte të tjera të përgatitjes së ushqimit), 56.29 (shërbime të tjera për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit), 56.30 (përgatitje dhe shërbim të pijeve). Kjo masë do të përfshijë rreth 6.000 kompani, rreth 17.000 të punësuar për të cilat janë paraparë 9,9 milionë euro. Me këtë masë do të ndahet mbështetje financiare për të gjitha subjektet aktive të regjistruara në këtë veprimtari. Si bazë për llogaritjen e mbështetjes merren të ardhurat mesatare mujore të realizuar në vitin 2019, për të cilat aplikohet shumë mujore kompensimi prej 30%, e cila do të shumëzohet me raportin e numrit të ditëve kur këto veprimtari janë mbyllur. Për të gjitha subjektet nga veprimtaritë e përmendura që janë regjistruar pas vitit 2019, do të merren si bazë për llogaritje të ardhurat mesatare mujore nga dita e themelimit deri në fund të vitit 2020. Gjithashtu, secili subjekt aktiv i regjistruar i këtyre veprimatrive do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15.200 denarë për të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës, që nga data 06.04.2021”, tha Bekteshi.
 
Drejtori kryesor ekzekutiv i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov, përshëndeti Qeverinë, e cila njohu kapacitetin e BZHRMV përmes së cilës u realizuan disa masa nga të pesë pakot ekonomike.
 
“Gjithsej 50,9 milionë euro kredi me norma të favorshme interesi plasuam për 186 kompani vendase përmes bankave afariste. Ne aplikuam një produkt të ri - garanci doganore, në mënyrë që të lehtësojmë eksportin tek kompanitë që bëjnë import për përpunim të brendshëm dhe rieksport. Mund të mbështesim kompanitë nga industria përpunuese me një garanci doganore deri në 390.000 euro, ndërsa jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha kompanitë tjera të vogla dhe të mesme me një garanci doganore deri më 250.000 euro. Përmes tre linjave kreditore pa interes me 44,1 milionë euro, ne mbështetëm 4.087 subjekte që së bashku punësojnë 36.802 persona”, tha Naumov.
 
Përmes BZHRMV do të realizohen dy nga shtatë masat e parashikuara në pakon e gjashtë - një linjë e re kreditore pa interes për subjektet nga veprimtaria e emetimit të programeve radiotelevizive, dhe një masë për të subvencionuar koston e interesit të kompanive që kanë riinvestuar fitimet e realizuara, e që do këtyre kompanive do t’u mundësojë që të kenë një interes efektiv prej 0% për kreditë e sapo aprovuara për mjetet rrjedhëse nga bankat afariste.