Korrigjim i Thirrje publikes për mbështetje financiare për industrinë dhe operatorët për organizim të ngjarjeve me angazhim të detyrueshëm të interpretuesve vendas për realizimin e ngjarjeve me tema që shënojnë 30 vjet pavarësi të Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e jep në vazhdim këtë:

KORRIGJIM

të Thirrjes publike për mbështetje financiare për industrinë dhe operatorët për organizim të ngjarjeve me angazhim të detyrueshëm të interpretuesve vendas për realizimin e ngjarjeve me tema që shënojnë 30 vjet pavarësi të Maqedonisë së Veriut, në periudhën qershor - shtator 2021.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më datë 22.04.2021, në ditoret "Nova Makedonija" "Veçer" dhe "Koha", shpalli Thirrje publike për mbështetje financiare për industrinë dhe operatorët për organizim të ngjarjeve me angazhim të detyrueshëm të interpretuesve vendas për realizimin e ngjarjeve me tema që shënojnë 30 vjet pavarësi të Maqedonisë së Veriut, në periudhën qershor - shtator 2021.

Për shkak të sqarimit të përmbajtjes së Thirrjes publike në pjesën e subjekteve juridike të cilët mund të paraqiten për këtë masë ekonomike, bëhet korrigjim në pikën e dytë dhe në vend të fjalëve:

"2. Lloji i subjekteve juridike që mund të aplikojnë në thirrjen: operatorët nga industria e organizimit të ngjarjeve, shtëpitë e produksionit, agjencitë që organizojnë ngjarje, etj.

Lista e shifrave dhe veprimtarive me të cilat janë të regjistruara subjektet juridike që mund të aplikojnë: 90.04, 90.02, 90.01, 82.30, 77.39, 74.20, 73.11, 59.20, 59.11, 47.43, 46.52, 26.40.“ 

duhet të jetë:  

"02. Lloji i subjekteve juridike që mund të aplikojnë në thirrjen: Në thirrjen mund të paraqiten subjekte juridike në pajtim me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, të regjistruar sipas shifrave dhe veprimtarive në vijim (i referohet operatorëve nga industria e organizimit të ngjarjeve, shtëpi të produksionit, agjencitë që organizojnë ngjarje, etj.): 90.04, 90.02, 90.01, 82.30, 77.39, 74.20, 73.11, 59.20, 59.11, 47.43, 46.52, 26.40."

Thirrjen e korrigjuar mund ta gjeni në linkun në vazhdim: https://vlada.mk/node/24980