Kryeministri Zaev dhe Kryetari i Konfederatës së Volejbollit Evropian, Boriçiq: Mbështetja e sportit është një investim në të ardhmen dhe shëndetit të të rinjve për promovim më të mirë të shtetit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për të Rinj he Sport, Naumçe Mojsovsi, sot e pranoi kryetari i Konfederatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandar Boriçiq, i shoqëruar nga Ozkan Multlugil, kryetari i grupit punues të KEV-së.

Në takim në të cilën morën pjesë edhe anëtarët e udhëheqësish të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë (FM), kryetari Petar Jovanovski, nënkryetari Stole Ivanov dhe Sekretari i përgjithshëm, Zoran Karanoviq, ku u përshëndet mbështetja nga ana e Qeverisë nëpërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport dhe  rezultatet pozitive të arritura në volejboll në vendin tonë, duke patur parasysh plasmanin e reprezentacionit të volejbollit të Maqedonisë së Veriut në kampionatin e fundit Evropian në vitin 2019, dhe suksesin dhe plasmanin në Kampionatin Evropian  që do të mbahet në vjeshtë gjatë këtij viti.

Përfaqësuesit e Konfederatës Evropiane të Volejbollit, falënderuan Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetjen të cilët e jep për organizimin sipas standardeve më të lartë në më shumë ngjarje evropiane.

Njëkohësisht, shprehën edhe besimin drejt udhëheqësish së Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut për sigurimin dhe organizimin e Kampionatit Evropian, grupit të parë të seniorëve që në vitin 2023 do të mbahet edhe në vendin tonë si dhe në Itali, Bullgari dhe Ukrainë.

U bisedua në takim se bashkëpunimi aktiv i Konfederatës së Evropiane të Volejbollit është një parakusht i rëndësishëm për sigurimin e performancës më të larta të sportistëve, të cilët në mënyrën më të mirë e përfaqësojnë dhe afirmojnë shtetin e tyre.

Në takim u konkludua se rezultati i jashtëzakonshëm në këtë sport, volejboll, tregon vazhdimësinë, përpjekjet dhe mundin e jashtëzakonshëm të sportistëve, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të siguruar nga Qeveria përmes Agjencisë për Rini dhe Sport dhe përmes programeve 20 dhe 40 dhe sistemi i vauçerëve.
 
Me rëndësi të veçantë, u theksua gjatë takimit, është promovimi i volejbollit i kategorinjëve të të rinjve dhe volejbollit të femrave si një sport kolektiv që është veçanërisht i popullarizuar në mesin e të rinjve dhe siguron zhvillimin e duhur fizik dhe psikofizik të popullatës së re, e cila është e ardhmja e çdo vendi.

Maqedonia e Veriut do të presë Kampionatin Evropian në 2022 për volejbollistë nën 19 vjeç dhe sportistët e rinj tashmë kanë stërvitje përgatitore.