Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me përfaqësues të Kompanisë amerikane NTES Group për inxhinieri softuerike, e cila siguron shërbime në këtë veprimtari, shërbime për zhvillimin e prodhimeve në spektër të gjerë të industrive, siç janë shitja në pakicë, logjistika, teknologjia mjekësore, shërbimet informatike në sektorin financiar dhe të tjera.
Drejtori kryesor operativ i grupacionit NTES, Dejvid Shoh, ia prezantoi Kryeministrit Zaev planin ambicioz të Kompanisë për investime në rajon, që përfshin krijimin e qendrës për zhvillim në Maqedoninë e Veriut.
“Ne besojmë se me sigurimin e mundësive unike për zhvillimin e karrierës. Pakove konkurruese për kompensim dhe shans për të punuar me korporatat udhëheqëse globale për teknologji, mund të krijojmë mundësi të reja për talentët e rinj në Maqedoninë e Veriut dhe t’u ndihmojmë në përpjekjet e vendit në luftën kundër migrimit ekonomik të forcës punëtore”, tha në takim Shoh.
Kryeministri Zaev e mirëpriti investimin dhe ua përfaqësoi NTES Group pakon e Qeverisë për mbështetjen e investitorëve të jashtëm, në mënyrë plotësuese duke e theksuar angazhimin e Qeverisë për përforcimin e sektorit të TI-së në Maqedoninë e Veriut.
“Krahas mbështetjes ekzistuese, Qeveria do ta realizojë masën për ulje graduale të tatimit personal në industrinë e TI-së dhe prej 10% të tashëm të arrijë në ndërprerje të tërësishme, gjegjësisht deri në 0% në vitin 2023”, tha Kryeministri Zaev në takim dhe theksoi se trendet pozitive në ekonomi dhe mbushja e arkës shtetërore po shkon sipas planit, ndërsa të ardhurat janë në nivel më të lartë se periudha para krizës nga viti i kaluar.
NTES Group punëson mbi 800 inxhinierë dhe krahas zyrave në SHBA, Britaninë e Madhe, Holandës, Suedisë dhe Sllovenisë, ka qendra zhvillimore në katër lokacione në Serbi dhe një në Bosnje dhe Hercegovinë.