Delegacioni i fabrikës gjermane “Gereshajmer”, i udhëhequr nga nënkryetari Oliver Burgel, në takim me Kryeministrin Zoran Zaev i ka prezantuar planet për investime të kompanisë në vend.
Ky takim është në prag të hapjes zyrtare të fabrikës “Gereshajmer” në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale Shkup 2. Kryeministri i përshëndeti angazhimet për investime të “Gereshajmer” në vend, të cilat do të thonë implementim të teknologjisë së fundit dhe punësime të reja, mirë të paguara, që do të ndikojë në rritjen e përgjithshme ekonomike.
Në takimin në Qeveri, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë de investime, Fatmir Bytyqi, drejtori i ZZHTI-së Jovan Despotovski, si dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Dejan Pavleski.
Cikli i parë investues i ‘Gereshajmer’ është pesëvjeçar dhe filloi në vitin 2019, ndërsa pritet të përfundojë deri në vitin 2024 me investim prej të paktën 25 milionë euro.
Si rezultat të klimës së mirë afariste në vend dhe përkrahjes së Qeverisë, delegacioni i fabrikës ‘Gereshajmer’, në takimin në Qeveri paralajmëroi edhe cikël të dytë investues për prodhimin e shiringave nga qelqi për qëllime mjekësore. Sipas paralajmërimeve, investimi i dytë do të jetë investimi më i madh i huaj deri tani i realizuar në një fazë
“Gereshajmer” është partner udhëheqës global në industrinë farmaceutike dhe shëndetësore, i cili prodhon produkte të specializuara nga qelqi mjekësor dhe plasitka. Në fabrikën e parë të “Gereshajmer” në Maqedoninë e Veriut prodhohen sisteme plastike për industrinë farmaceutike. Prodhimi është mekatronik – me makina lartë të automatizuara.