Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministri i Derjtësisë Bojan Mariçiq dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Kavadar, Llazar Nanev, sot mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp. Fokusi i konferencës për shtyp ishte digjitalizimi i gjyqësorit.
Kryeministri Zaev, duke iu referuar rëndësisë së zbatimit të reformës në sistemin gjyqësor në vendin tonë, rikujtoi "Aksionin 21 - Standardet evropiane në vend", ku angazhimi i parë në listë ishte hyrja në fazën finale të reformave thelbësore dhe spastrimi efikas dhe objektiv i gjyqësorit dhe prokurorisë.
“I tërë ky proces ishte u ndoq me pengesë joparimore dhe beteja me kundërshtarët e drejtësisë. Pas më shumë se një dekadë gjyqësor të bllokuar edhe përkundër të gjitha pengesave të mbrojtësve të fundit të krimit nga partia më e madhe opozitare i kemi miratuar ligjet sistemore në këtë fushë që kanë sjellë lëvizje në këtë sektor. Si rezultat i këtyre reformave, lëndët për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë janë të gjalla dhe ato marrin dhe do të marrin vendime gjyqësore. Funksionarë të lartë, ministra, tashmë po vuajnë dënime me burg për vepra të rënda penale. Vitin e kaluar nga ana e Këshillit Gjyqësor u ngritën rreth 80 lëndë, ndërsa dhjetëra gjyqtarë u shkarkuan. Më e rëndësishme është që ky proces është autonom dhe i pavarur dhe e drejtojnë gjyqtarët dhe ai më nuk jep rezultate. Proceset kanë filluar - nuk ka kthim prapa", tha kryeministri Zaev.
Reforma në drejtësi si një përparësi kryesore e Qeverisë i japin rezultatet e para. Gjyqtarët janë të lirë nga ndikimi politik dhe filluan të japin drejtësi. Dhe atë për rastet që janë sinonim i krimit dhe korrupsionit në vendin tonë.
Si konfirmim për këtë janë raportet pozitive, siç është ai i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për gjendjet me të drejtat njerëzore, ku është konstatuar se Qeveria ka treguar respekt serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe paanshmërisë në krahasim me vitet e kaluara, duhet të jenë motivi dhe inkurajimi ynë për të vazhduar me këmbëngulje këtë rrugë.
Kryeministri Zaev, e potencoi edhe rëndësinë e digjitalizimit në tërë këtë proces.
“Kemi vendosur të gjitha elementet për digjitalizim në sektorin publik dhe tani vijon zbatimi i digjitalizimit në gjyqësor. Digjitalizimi i gjyqësorit vetëm në mënyrë shtesë do të ndihmojë në përshpejtimin e këtij procesi dhe të minimizohet administrimi njerëzor në proceset gjyqësore, ndërsa dominuese të jenë sundimi i së drejtës dhe administrimi i drejtësisë. Atë që premtuam e përmbushëm. Premtuam gjyqësor të reformuar, përforcim të shtetit të së drejtës dhe drejtësi. Rezultatet i shohim çdo ditë”, përfundoi Kryeministri Zaev.
Ministri Mariçiq i prezantoi aktivitetet e planifikuara për digjitalizimin e gjyqësorit.
“Tërësisht do të digjitalizohen 34 gjykata dhe mbi 120 salla gjykimi. Ky është një hap teknik kuantik për një kohë të shkurtër. Si Qeveri, kemi marrë përsipër të sigurojmë fonde për mirëmbajtjen e pajisjeve që do të instalohet në gjykatat, por edhe forcimin e burimeve njerëzore të nevojshme për punë dhe mirëmbajtjen e të njëjtës. Digjitalizimi, ndër të tjera, do të nënkuptojë edhe futjen e gjykimeve online dhe me këtë me të vërtetë do t’i përshpejtojë procedurat, të cilat do të jenë më të lira dhe mundësitë për shtyrje do të zvogëlohen në mënyrë të konsiderueshme. Për shembull, me digjitalizimin dhe ndryshimet e dispozitave të Ligjit për kundërvajtje, nëse një banor nga Shkupi kryen shkelje trafiku në Ohër dhe për këtë arsye duhet të shkojë në gjykatë për kundërvajtje, nuk do të ketë nevojë të udhëtojë për në Ohër. Gjithçka do të përfundojë shpejtë dhe thjesht me ndihmën e mjeteve informative”, tha Mariçiq.
Siç theksoi ministri Mariçiq, me vendosjen e platformës për ndërveprim si përparësi afatgjate në institucionet gjyqësore mundësohet lidhja e të gjitha institucioneve, shkëmbim më i shpejtë i të dhënave, siguri gjatë shkëmbimit të të dhënave, disponueshmëri e të dhënave, punë më efikase e vetë institucioneve dhe shërbim më i shpejtë dhe efikas i përdoruesve të fundit.
Gjykatësi Nanev, si kryetar i grupit të punës për digjitalizim të gjyqësorit, i prezantoi përfitimet e digjitalizimit në gjyqësor. Siç tha ai, në këtë mënyrë lehtësohet puna, rritet qasja në drejtësi për të gjithë qytetarët, ulen shpenzimet dhe rritet efikasiteti.
“Përmirësohet integriteti gjyqësor dhe forcohet besimi i publikut përmes forcimit të transparencës dhe raportimit." Përmirësohet gjithashtu edhe mbrojtja e sistemit, si dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera, organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimi me shtetet e tjera. Me Planin Operativ të miratuar nga Qeveria, janë siguruar 90 milionë denarë për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022, ai buxhet rritet në mënyrë shtesë. Këto mjete do të përdoren për rehabilitimin e harduerit dhe softuerit. "Në këtë mënyrë, do të forcohen sistemet e ruajtjes së të dhënave në të gjitha gjykatat në vend", tha Nanev.
Ai gjithashtu iu përqendrua mundësisë për gjykime online që janë përfitim i procesit të digjitalizimit të gjyqësorit.
“187 salla gjyqësore do të pajisen me pajisje digjitale më moderne për gjykim të qetë online. Në këtë proces të digjitalizimit, theks të veçantë i jepet pjesëmarrjes së publikut dhe mundësisë për të ndjekur gjykimet. Analizat tregojnë se gjykimet në distancë ose gjykimet online rrisin efikasitetin dhe transparencën me 60%. Për më tepër, kjo ul shpenzimet. Vetëm me 15 institucione të lidhura me sistemin e ndërveprimit, do të kursehen 15 milionë euro në vit ose 2.5 tonë letër, gjegjësisht 3,000 dru," informoi gjykatësi Nanev.
Prakticna implementacija na... by Влада на Република Северна ...
Implementim në praktikë i d... by Влада на Република Северна ...
Digitalizacija na sudstvoto... by Влада на Република Северна ...
Dixhitalizimi i gjyqësorit ... by Влада на Република Северна ...