“Sot u shpall thirrja publike për mbështetje financiare të gastronomëve regjistruar me shifrat e veprimtarisë prioritare: 56.10, 56.29 dhe 56.30, të cilat u mbyllën me vendim të Qeverisë për një ndalim të plotë të vizitorëve - mysafirë në të gjitha objektet hotelierike dhe objektet e tjera që janë pjesë e së njëjtës dhe ofrojnë shërbime gastronomike. Pra, Masa 3 e pakos së gjashtë është operacionalizuar dhe 6.000 kompanive që punësojnë rreth 17.000 persona u lihen në disponim si mbështetje 9,9 milionë euro, aq sa janë projektuar nga masa”, tha zëvendëskryeministrit të Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në mbledhjen e rregullt të Komisionit për dialog publiko-privat, në të cilën përfaqësuesit e Qeverisë diskutuan me përfaqësuesit e katër odave më të mëdha ekonomike në vend, të cilat janë anëtare të Platformës për dialog publiko-privat.
Zëvendëskryeministri theksoi se aplikimi për mbështetje përmes kësaj mase është shumë i thjeshtë dhe është bërë ashtu që mos ngarkohen kompanitë me obligime plotësuese administrative, kurse kompanitë do të mund të aplikojnë deri më 10 maj të vitit 2021.
“Të gjitha kompanitë me shifrat e veprimtarisë prioritare: 56.10, 56.29 dhe 56.30, pavarësisht nëse kanë bërë qarkullim me dorëzim në periudhën nga 7-28 prill të vitit 2021, do të mund të aplikojnë për mbështetje e cila do të ketë dy nivele dhe me këtë rast do të mund të fitojnë ndihmë të njëhershme prej 30% të të ardhurave mesatare mujore për vitet 2019 dhe 2020, shumëzuar me përpjesëtimin e ditëve kur puna e tyre ishte e kufizuar, si dhe ndihmë e njëhershme prej 15.200 denarë për të punësuar, ku do të merret 6 prilli i viitit 2021 si mesatare e të punësuarve. Gjithashtu këto kompani mund ta shfrytëzojnë edhe mbështetjen për pagesën e rrogave për muajt shkurt dhe mars, kështu që mendojmë se ky është një kompensim i drejtë për kompanitë nga sektori i gastronomisë aktiviteti i të cilave ishte i kufizuar me vendim të Qeverisë”, theksoi Bytyqi dhe tha se përmes kësaj mase këto kompani stimulohen të rrisin numrin e të punësuarve deri në fund të vitit, sepse në atë mënyrë nuk do të jenë të detyruar t’i kthejnë mjetet e fituara si mbështetje, ndërsa nëse zvogëlojnë numrin e të punësuarve do të duhet të kthehen 50% e mbështetjes, gjegjësisht Ata do të duhet të kthejnë 20% të mbështetjes, nëse numri i të punësuarve mbetet i pandryshuar me mesataren më 31.12.2021.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Komisionit, përveç zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi, morën pjesë edhe ministri i financave Fatmir Besimi, ministrja i punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpaska, sekretarja e shtetit në Ministrinë e ekonomisë Razmena Çekiq Duroviq, drejtoresha Drejtorisë së të hyrave publike Sanja Lukarevska dhe drejtoresha e Regjistrit Qendror Marija Boshkovska Jankovski, ndërsa odat u përfaqësuan nga: Branko Azeski (Oda Ekonomike e Maqedonisë), Danela Arsovska (Shoqata e odave ekonomike), Nebi Hoxha (Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore) dhe Aneta Antova Pesheva (MASIT).
Në këtë takim foli edhe ministri i financave Fatmir Besimi, i cili prezantoi planin për operacionalizimin e masave tjera nga pakoja e gjashtë me fokus të veçantë në tre linjat e reja kreditore që do të vendosen përmes Bankës për zhvillim, që kanë për synim mediumet, kompanitë që kanë reinvestuar fitimin dhe linja kreditore Kovid 4, të cilat do të kenë vlerë të përgjithshme prej rreth 13 milionë euro. Besimi foli edhe për statusin e ndryshimeve në Ligjin për tarifat doganore, me ç’rast theksoi se në periudhën që pason ky proces do të fitojë në intensitet, para së gjithash me qëllim të rritjes së konkurrentshmërisë së ekonomisë vendase.
Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, i informoi pjesëmarrësit për aktivitetet në lidhje me Ligjin e ri për marrëdhënie të punës, tha se projektligji është vendosur në ENER, të gjitha komentet do të shqyrtohen me kujdes, dhe se Projektligji do të diskutohet përsëri me të gjithë partnerët socialë, përpara miratimit përfundimtar të tij.
Sekretarja e shtetit në Ministrinë e ekonomisë Razmena Çekiq Duroviq, tregoi se formimi i Komitetit të turizmit është në një fazë të avancuar, e cila është një kërkesë e të gjitha odave ekonomike dhe do të duhet në mënyrë sistematike të përpilojë politikat dhe masat për turizmin, si një nga degët më të goditura nga pandemia, për çka të gjithë anëtarët e odave shprehën kënaqësi.
Drejtoresha e DHP, Sanja Lukarevska tha se të gjitha aktivitetet në lidhje me masën për mbështetjen e pagesës së rrogave po zhvillohen pandërprerë, për muajin shkurt u miratuan aplikimet për 11.541 kompani, të cilat punësojnë 31.294 persona, ndërsa për muajin mars u miratuan aplikimet për 11,274 kompani me 27.887 persona, shifra që tregojnë se numri i kompanive dhe numri i të punësuarve për të cilët kërkohet mbështetje po zvogëlohet.
Drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska Jankovski i njoftoi pjesëmarrësit se në Regjistrin e pronarëve të vërtetë tashmë janë regjistruar rreth 90% të subjekteve të regjistruara, ndërsa shumica e atyre që nuk janë regjistruar janë subjekte që për një kohë të gjatë nuk kanë asnjë aktivitet ekonomik, kontakte apo llogari në bankë.
Mbledhjet e Komisionit për dialog publiko-privat mbahen rregullisht, zakonisht një herë në muaj në javën e fundit të muajit, dhe në to diskutohen të gjitha çështjet dhe kërkesat e odave, si dhe aktivitetet që janë të rëndësishme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm ekonomik.