Shtabi kryesor koordinativ i krizës në seancën e sotme i ka shqyrtuar propozimet e arritura nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në bazë të të njëjtave ka propozuar Qeverisë që mbledhjen e radhës ti miratoj vendimet :
Ndalesa dhe regjimi i veçantë për lëvizje të filloj nga ora 23:00 deri në ora 05:00 të ditës së ardhshme
Koha e punës për objektet e hotelerisë për punë me mysafirë/vizitorë në hapësirën e hapur të objektit të hotelerisë (teracave të verës vetë, kopshteve dhe jo në pjesën e mbyllur) të jetë deri në ora 22:30.
Masat e përmendura të propozuara të Ministrisë së Shëndetësisë do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të qeverisë dhe nëse miratohen, ato do të vlejnë nga 5 maj 2021 (e mërkurë).