Kryeministri Zaev, Eurokomisari Varheji dhe ministrja austriake Edshtadler, në konferencë të përbashkët për shtyp: Kjo ditë është shprehje e solidaritetit dhe unitetit, ndërsa me vaksinat nga BE-ja dhe vaksinimin masiv lehtësohet pesha mbi shëndetësinë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bashkë me Komisarin për fqinjësi dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji dhe Karoline Edshtadler, ministre federale për Evropë dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, në kuadër të vizitës së vendit tonë me rastin e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19, të shpërndara dhe të financuara nga Bashkimi Evropian, e vizituan pikën e vaksinimit në Sallën e Sportit “Boris Trajkovski”.

Pas inspektimit të pikës së vaksinimit, Kryeministri Zaev, Eurokomisari Varheji dhe ministrja Edshtadler, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

"Sot, arritën sasitë e para të vaksinave nga totali i aprovuar i 119,213 dozave "Fajzer ", të cilat BE-ja siguron si ndihmë për Maqedoninë e Veriut përmes marrëveshjeve trepalëshe brenda programit" Tim Jurop” (Team Europe). "Përmes këtij programi për mbështetjen në furnizimin e vaksinave për Ballkanin Perëndimor, të koordinuar nga Austria, arriti dërgesa e parë i 4,850 dozave nga gjithsej 19,890 të planifikuara për t'u dorëzuar në maj", tha Kryeministri Zaev, duke theksuar se 4850 doza të shtesë nga i njëjti prodhues i furnizuar sipas marrëveshjes së drejtpërdrejtë.

Kryeministri Zaev shprehu pritshmëri se me interesimin e popullsisë, me sigurimin e vaksinave dhe me një sistem të organizuar mirë të vaksinimit, do të ndryshohet pasqyra e tërësishme e epidemisë në aspekt pozitiv, me qëllim arritjen e imunitetit kolektiv.

Zaev informoi se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë e iniciuan formimin  e pikave rajonale shtesë për vaksinim masiv kundër COVID-19 në Manastir, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa së shpejti pika të tilla do të hapen edhe në Veles dhe Prilep.

“Nëntë milionë euro nga BE-ja u ndanë për asistencë në sektorin shëndetësor  me të cilat u siguruan 25 respiratorë, përmes 35.000 njësive  me pajisje të specializuar mjekësore dhe mbi 1,6 milionë pjesë pajisje për mbrojtje personale”, tha Zaev dhe shtoi se nga fondet e BE-së u ndanë 40 milionë euro për mbështetje të më shumë se 2.500 kompanive mikro dhe të vogla me të cilën u ruajtën më shumë se 2.100 vende pune, si dhe 24 milionë euro që kanë arritur për mbështetjen e programeve për rritje ekonomike dhe për uljen e papunësisë te të rinjtë për mbi 7.000 të rinjve me programet e ofruara për parakualifikim me qëllim që të jenë konkurrues në tregun e punës në këtë kohë të pandemisë.

Në këtë konferencë për shtyp, Kryetari i Qeverisë, Zaev falënderoi mysafirët, Eurokomisarin Varheji dhe ministren për Evropë dhe Kushtetutë të Austrisë, Edshtadler, për këtë investim për të sjellë në shprehje të plotë solidaritetin e shteteve-anëtare dhe Unionit.

 "Pandemia na përballoi me sfida të mëdha, por gjithashtu solli diçka pozitive. Mënyra e trajtimit me infeksionin ka treguar që ne ndajmë të njëjtën kulturë dhe praktikë politike", tha Kryeministri Zaev, duke theksuar nivelin e lartë të marrëdhënieve të ndërsjella socio-ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të cilat siç vlerësoi, kanë qëllim të fuqishëm që një ditë të jenë anëtare të barabarta të Unionit.

Eurokomisari Varheji në konferencën për shtyp u shpreh i kënaqur për prezencën në vendin ton dhe suksesin për  shpërndarjen e vaksinave të para të siguruara nga Bashkimi Evropian, për të cilat, siç nënvizoi ai, nuk ishte një proces i lehtë, por është rezultat i punës së palodhur të Bashkimit Evropian, ndërsa shprehu mirënjohje të veçantë për angazhimin e Qeveria austriake. 
 

"Me këtë ne tregojmë se kujdesemi për ju, për Maqedoninë e Veriut dhe kjo është poenta ime, për të nënvizuar, që ne, si Bashkim Evropian, kujdesemi dhe jemi afër Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht Maqedonia e Veriut që nga fillimi i pandemisë dhe vazhdojmë të jemi pranë edhe me pjesën tjetër të vaksinave”, tha Varheji, duke shtuar se ky ishte fillimi dhe shprehu shpresën se procesi i vaksinimit do të rrumbullakohet.

Eurokomisari Varheji duke u shprehur i kënaqur tha se gati se 120.000 vaksina tërësisht të financuara nga BE-ja, si dhuratë janë miratuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të dërgohen deri në fundin e muajit gusht, me qëllim që sa më shpejtë të tejkalohet pandemia.

Varheji nënvizoi se vaksinimi do të sigurojë shkarkim të sistemit shëndetësor dhe lehtësimin e barrës që kanë personeli mjekësor gjatë gjithë krizës shëndetësore.

Edhe ministrja për Evropë dhe Kushtetutë në Qeverinë federale të Austrisë, Karoline Edshtadler, në fjalimin e saj për media theksoi se “askush nuk është i sigurt, deri sa të gjithë nuk janë të sigurt” dhe nënvizoi se qendrat për vaksinim janë vende për shpresë dhe se vetëm me këtë proces mund të tejkalohet pandemia e cila shkaktoi vuajtje në Evropë dhe në  gjithë botën.

“Kjo ditë është ditë shprese dhe unë gëzohem që Republika e Austrisë ishte në mund të lehtësojë këtë proces dhe të dërgojë vaksinat e para nga Ballkani Perëndimor, gjegjësisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, vlerësoi ministrja Edshtadler, duke shtuar se 650.000 vaksina janë siguruar për Ballkanin Perëndimor me ç’rast do të shkarkohen sistemet shëndetësore dhe do të sigurohet kthim i normalitetit.

Ministrja austriake Edshtadler theksoi se vaksinat e sotme, të dërguara në vendin tonë, janë shenjë e përkushtimit të Republikës së Austrisë për tërë rajonin, që të tregohet se Ballkani Perëndimor është në qendrën e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Austrisë dhe vlerësoi se shteti vazhdon në atë kontekst, gjatë së cilës konstatoi se vetëm me forca të përbashkëta mund të kontribuohet për fundin e pandemisë nga virusi COVID-19.

Më herët, Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe realizuan takime të ndara me Eurokomisarin Varheji dhe ministren austriake Edshtadler.