Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski, sot vizituan objektin e rinovuar të Njësisë për Punë të Brendshme (NJPB) në Komunën e Resnjës.
Siç theksoi Kryeministri Zaev, bëhet fjalë edhe për një detyrim të realizuar në vazhdimësi të realizimit të angazhimit për përmirësimin e përgjithshëm të kushteve profesionale për punë të nëpunësve të policisë, përmes vazhdimit të projektit për rikonstruim dhe ndërtim të stacioneve policore.
“Prej sot edhe kjo njësi i rinovuar bëhet pjesë e realizimeve të përkushtuara në ndërtimin e infrastrukturës funksionale në sistemin e policisë sonë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo u reflektua në aktivitete ndërtimore tërësisht të përfunduara dhe krahas këtij objekti në Resnjë, deri më tani janë përfunduar, ose janë në rrjedhë edhe shumë aktivitete të tilla të ngjashme. Janë përfunduar punët në Bazën e Aeroportit – Petrovec, në stacionet policore dhe njësitë në më shumë qendra rajonale dhe komuna, ndërtimi i laboratorëve të reja bashkëkohore mjeko-ligjore janë në fazën përfundimtare, si dhe shumë ndërhyrje të tjera për kushtet moderne të punës së policisë dhe anëtarëve të tjerë të Ministrisë së Brendshme”, informoi Kryeministri Zaev.
Si për të gjitha objektet e deritanishme edhe ky projekt për rikonstruim është zbatuar në përputhje me të gjitha rekomandimet për efikasitet energjetik dhe uljen e ndotjes së ambientit jetësor.
Në këtë moment janë aktive punët për rikonstruimit apo rinovimin e SPB Kumanovë, në Njësinë Policore në Radostushë, ndërsa në periudhën e ardhshme në plan janë punët edhe të Njësisë për Punë të Brendshme Prilep, Stacioni Policor në Krushevë dhe Njësia Policore në Çashkë.
Kryeministri Zaev u fokusua edhe në mjetet e siguruara për pagesën e pagës-bonus të të punësuarve në MPB për mbi 150 orë të realizuara të punës jashtë orarit në nivel vjetor gjatë vitit 2020, si dhe mjete për pagë-bonus për vitin 2017 dhe 2018.
Në fjalimin e tij, ministri Spasovski u fokusua në procesin e rikonstruimit të NJPB Resnjë.
“Punët ndërtimore për rikonstruimit dhe sanimin e objektit të NJPB Resnjë, që filloi në janar të këtij viti, me respektimin maksimal të të gjitha protokolleve janë përfunduar shpejtë dhe në mënyrë cilësore në afatin e dhënë. Sot kemi objekt i cili në mënyrë të brendshme dhe të jashtme, duke u siguruar ti ruajmë standardet për efikasitet energjetik dhe ulje të ndotjes së ambientit jetësor, është tërësisht i rindërtuar dhe i plotëson nevojat për punë më efektive dhe funksionim të shërbimit policor në kushte të modernizuara. Çmimi për kryerjen e punimeve artizanale të konkretizuara më parë për procesin e rindërtimit të ndërtesës së NJPB Resnjë është rreth 12.700.000 denarë, mjete të ndara nga Buxheti i MPB-së", tha Spasovski.
Kryetari i Komunës së Resnjës, Gosharevski theksoi se me rikonstruimit e stacionit policor në Resnjë, dukshëm përmirësohet funksionaliteti, por edhe kushtet për punën e nëpunësve të policisë, ndërsa e njëjta pritej prej më shumë se 40 viteve.
“Komuna e Resnjës ka bashkëpunim të shkëlqyer me pushtetin qendror dhe MPB-në, që u intensifikua veçanërisht gjatë kohës së krizës me COVID-19”, tha Gosharevski.
Kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski morën pjesë edhe në takimin e punës në Komunën e Resnjës. Kryetari i Komunës Gosharevski u dha mirënjohje për punën e suksesshme gjatë realizimit të objekteve kapitale në Komunë.