“Plani i rritjes ekonomike, i miratuar në vitin 2017, ka për qëllim t’u përgjigjet kërkesave të kompanive vendase për të siguruar mbështetje transparente, me mundësi të barabarta për të gjitha kompanitë, pavarësisht nga pronësia e kapitalit ose madhësia e kompanisë. E operacionalizuam atë plan përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve dhe Programit afatmesëm për mbështetjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme të FIZHT. Një nga përfitimet e Planit të rritjes ekonomike është që në një farë mënyre i stimuluam kompanitë vendase të mendojnë në planin afatmesëm dhe afatgjatë, të kenë një qasje strategjike ndaj zhvillimit dhe me Ligjin i siguruam që shteti do të qëndrojë pranë tyre dhe mbështesin ata në përpjekjet e tyre për investime”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi gjatë Forumit ekonomik “Subvencionet a krijojnë ndërmarrje më të mira? Apo ndërmarrjet më të mira marrin subvencione më të larta?”, organizuar nga “Finance Think”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë dhe “Trustit ballkanik për demokraci”.
Zëvendëskryeministri tha se përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, marrëveshjet e mbështetjes financiare janë nënshkruar me 245 subjekte, mbështetja e paguar në këto tre vjet arriti në rreth 20 milionë euro, kurse kompanitë prezantuan investime prej 411 milionë euro në biznes planet e tyre për një cikël pesëvjeçar, deri më tani, ata kanë investuar tashmë rreth 150 milionë euro. Përmes instrumenteve të FIZHT, është siguruar mbështetje për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, 550 kompani janë përfshirë në portofol, kurse investimet e tyre janë rreth 75 milionë euro, nga të cilat rreth 60% ose 42 milionë euro janë fonde për mbështetje nga FIZHT.
“Efekti që ne do të donim të arrinim është të forcojmë kompanitë prodhuese vendase, nga njëra anë të jenë konkurrues në tregjet ndërkombëtare dhe të rrisin eksportet e produkteve me vlerë të shtuar më të lartë, dhe nga ana tjetër të bëhen partnerë më atraktivë të kompanive të mëdha globale dhe të përfshihen në zinxhirët e furnizimit. Vetëm në atë mënyrë mund të inkurajojmë rritje më të shpejtë, por edhe të qëndrueshme të zhvillimit të ekonomisë vendase”, tha Bytyqi.
Zëvendëskryeministri Bytyqi gjithashtu informoi se janë duke u përgatitur ndryshime në Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, në mënyrë që të amortizohen efektet e krizës së shkaktuar nga korona dhe kjo do të jetë një ndihmë shtesë për kompanitë. Ai gjithashtu informoi se në plani është të krijohet një regjistër unik për ndihmën shtetërore, kurse ndihma shtetërore do të përfshihet në Strategjinë nacionale të zhvillimit 2021-2041 e cila do të sigurojë një pamje të qartë të orientimin e synuar të ndihmës shtetërore e që ajo të jep impakt edhe më të madh.
“Mendoj se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të paralajmëruar Regjistrin unik të ndihmës shtetërore, një projekt që e kemi filluar në fillim të këtij viti. Regjistri shtetëror i ndihmës shtetërore do të jetë e vetmja pikë kontakti për informacionin rreth ndihmës shtetërore. Procesi do të digjitalizohet plotësisht nga fillimi e deri në fund - informacion, aplikim dhe aprovim. Kjo do të kontribuojë në harmonizimin e planifikimit dhe buxhetimit të ndihmës shtetërore. Kompanitë dhe qytetarët do të marrin një sistem transparent dhe të përgjegjshëm për ndihmën shtetërore, në të cilin perceptimi dhe vlerësimi subjektiv do të reduktohet në minimum”, tha Bytyqi.
Krahas zëvendëskryeministrit Bytyqi, në forumin ekonomik folën edhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore industriale teknologjike, Jovan Despotovski, drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, Kosta Petrov dhe udhëheqësi i Sektorit për çështje ekonomike, ndërtimin e institucioneve dhe bashkëpunimin ndërkufitar në Delegacionin e BE Frejk Janmat, e rezultatet e analizës së kryer nga “Finance Think” u prezantuan nga Marjan Petreski.
Drejtori i DZZHIT, Jovan Despotovski, i cili ishte gjithashtu drejtor i FIZHT, dha një përmbledhje të shkurtër të të dhënave nga analiza e paraqitur nga “Finance Think”, duke theksuar se rezultatet e tre viteve të kaluara janë vetëm një hyrje në historinë e madhe - Maqedonia e Veriut do të përqendrohet vetëm në projekte cilësore.
“Këto të dhëna tregojnë se modeli që kemi prezantuar në FIZHT jep rezultate konkrete dhe merr vlerësim ndërkombëtar dhe ekspert. Filozofinë e punës dhe modelin e sjelljes si një investitor privat dhe me vend i investojmë paratë nga qytetarët e morëm edhe në ZZHIT, ku tashmë jemi duke zbatuar konceptin e ri të zhvillimit për inkurajimin e investimeve. Qasja jonë është që paratë që ne investojmë duhet të kenë një kthim, dhe vlera e shtuar e vetë projektit është se duhet të na çojë përpara. Në të ardhmen, rezultatet e partnerëve ekzistues do të jenë arsyeja pse ne do të tërheqim të rinj që të rriten bashkërisht - dhe kompanitë që do të investojnë dhe ekonominë tonë. Ne jemi duke kthyer një fletë të re të transformimit të ekonomisë maqedonase”, tha Despotovski.
Drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, Kosta Petrov tha se mbështetja e ofruar për kompanitë do të jetë edhe më intensive në periudhën e ardhshme.
“Jam krenar për suksesin e ekipit të FIZHT dhe shpresoj që forma e tanishme e mbështetjes që ne ofrojmë për kompanitë fillestare do ta çojë atë në një nivel shumë më të lartë. FIZHT në periudhën e kaluar punon intensivisht për të siguruar mbështetje më të arritshme për fillestarët-startapët, ku në bashkëpunim me korporatat e mëdha dhe sektorin financiar, do të plotësojmë nevojat e kompanive në periudhën e zhvillimit. Mendoj se kjo është një periudhë kyçe për kompanitë, në periudhën e krizës të shkaktuar nga Covid 19 dhe shpresoj që shteti së bashku me sektorin privat do të jenë në gjendje t'i përgjigjen me sukses sfidave”, theksoi drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik Kosta Petrov.