Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe shefja e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në BE, Agneza Rusi-Popovska, sot në Bruksel u takuan me Eurokomisarin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim të BE-së, OIiver Varheji.
Eurokomisari Varheji e priti delegacionin e RMV-së me mesazh se qëllimi i tij, si dhe qëllimi i gjithë Misionit Evropian gjatë kryesimit aktual të Portugalisë me BE-në të pranohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.
Varheji shtoi se BE-ja është përkushtuar në Ballkanin Perëndimor dhe sot pas 2,5 viteve, në Këshillin e ministrave për punë të jashtme të anëtarëve të BE-së po zhvillohet debat strategjik për Ballkanin Perëndimor në të cilin zhbllokimi i rrugës së Maqedonisë së Veriut është prioritet numër 1 dhe se Brukseli po i investon të gjitha përpjekjet dhe mbështet të gjitha idetë për zgjidhje me qëllim të zhbllokohet ky proces.
Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në takim me Eurokomisarin Varheji theksoi se i vlerëson të gjitha këto përpjekje të Komisioni Evropian dhe se pret nivel kompetent të bashkëbiseduesve dhe bashkëpunuesve nga ana e Bullgarisë.
Qeveria teknike në Bullgari mund të jetë mundësi për zgjidhje të shpejtë, por presim nga ana tjetër të jetë inkurajuar për transparencë, gatishmëri dhe përkushtim ndaj zgjidhjes, theksoi në takim Kryeministri Zaev.
“Ne jemi të gatshëm për bisedime, besojmë se duhet të kemi edhe një përpjekje në periudhën që vjen, por duhet ta dinë dhe kolegët në Bullgari dhe të gjithë në Bashkimin Evropian se për tërë identitetin tonë, nuk do të negociojmë dhe nuk do të bisedojmë dhe se të gjitha përpjekjet të vendoset në tavolinë negociuse do të refuzohen nga pala maqedonase”, potencoi në takim Kryetari i Qeverisë Zaev.
Kryeministri Zaev dhe Eurokomisari Varheji në takim në Bruksel thanë se identiteti nuk mund të jetë arsye për bllokim të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.