Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të takimit dy ditorë të punës të institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel, sot I shoqëruar nga ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani dhe shefja e misionit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, Agnesa Rusi-Popovska mbajtën takime të ndara edhe me euro-deputet Ilhan Quçuk, i cili është edhe raportues për Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe me kryetarin e grupit parlamentar “Rinovo Evropën” (Renew Europe), Dacian Çolosh.
Në dy takimet në Misionin e Maqedonisë Veriore në Bruksel, të cilat u vlerësuan si të shkëlqyera, u shpreh mbështetje e fortë për hapjen e negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, e cila, siç u theksua, nga ana tjetër përmbushi të gjitha obligimet.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se procesi i anëtarësimit duhet të përqendrohet në legjislacionin evropian AKI (acquisi) dhe u konkludua që të gjitha çështjet e tjera që nuk kanë të bëjnë me AKI evropiane duhet të adresohen në mënyrë bilaterale.
Në takime të ndara me eurodeputetët Çolosh dhe Quçuk, Kryeministri Zaev falënderoi për mbështetjen parimore deri më tani nga grupi parlamentar “Rinovo Evropën” (Renew Europe), në Parlamentin Evropian, duke shprehur shpresë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje.