Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vizitën e punës në Mbretërinë e Spanjës, në kuadër të agjendës së tij evropiane, sot filloi me mbledhjen me Konfederatën spanjolle të organizatave të biznesit (CEOE).
Në takim me kryetarin e Konfederatës Antonio Garamendi ku morri pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropian Nikolla Dimitrov, kryeministri Zaev theksoi se vizita e tij në Spanjë në mes të tjerash, ka për qëllim të dëshmoj, se Maqedonia e Veriut hap dyert për investitorët spanjoll.
Kryeministri Zaev e prezantoi programin ekonomike për mbështetje financiare për investimet e drejtpërdrejta të huaja në vend si dhe të gjitha lehtësimet tjera si tatimet,doganat dhe lehtësimet e tjera për kompanitë e huaja dhe shtoi se Maqedonia e Veriut dhe udhëkryq i Ballkanit Perëndimit dhe Evropës Juglindore paraqet një lloj qendre prej ku më tej ofron zhvillim dhe zgjerim të biznesit edhe në tregjet e tjera.
“Ekonomia jonë zhvillohet mbi parimet e tregut të lir dhe kujdeset për vlerat më të mira evropiane dhe botërore për udhëheqjen e biznesit. Maqedonia e Veriut zhvillon ambient miqësorë për investimet e huaja dhe këtë e konfirmojë dhjetëra kompani më me renome në botë,” potencoi kryeministri Zaev në takim dhe shtoi se investitorët spanjoll nga interesi i posaçëm mund të jen investimet në ekonominë digjitale të gjelbër, burime të ripërtëritshme të energjisë, bujqësi dhe infrastruktura e transporti si sfera të volitshme për bashkëpunim.
Kryetari i Konfederatës spanjolle të organizatave të biznesit, Antonio Garamendi, në takim theksoi se ata me vëmendje e ndjekin zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, përformancat e ambientit të biznesit në vend se një nga arsyet kryesore për interesin e biznismenëve nga kjo konfederatë është fal situatës stabile dhe të parashikueshme ekonomike.
Garamendi shtoi se Konfederata do të japë një kontribut serioz në vendosjen e Maqedonisë së Veriut në hartën e investimeve të kompanive spanjolle, të cilat, për pjesën më të madhe, tregojnë interes për të investuar në sferën e infrastrukturës, burime të ripërtëritshme të energjisë dhe menaxhim tme ujëra.
Gjatë takimit mbizotroi pajtueshmëri se ky takim vjen në një moment të duhur kur po bëhen përpjekje serioze në të dy vendet për rimëkëmbjen dhe lëvizjen e ekonomisë pas kufizimeve të mëdha të krizës që e solli pandemia.