Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 69-të, e cila u mbajt dje (11.05.2021) dhe u përgjigjën në pyetjet në interes të opinionit dhe mediave.
Zëdhënësit Hoxha dhe Arsovski informuan për miratimin e masave më të reja, që kanë të bëjnë me kufizimet e lëvizjes së qytetarëve, si dhe masa të tjera që i propozoi Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
Me masat e miratuara, ndalesa do të fillojë nga ora 24:00 dhe do të zgjas deri në orën 4:00 në mëngjes, duke filluar nga 13 maj i vitit 2021 me vlefshmëri deri më 18 maj. Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes janë orët e mbrëmjes së 12 majit gjatë kohës së festës fetare Fitër Bajramit.
Me masat, objektet gastronomike do të mbyllen për mysafirë nga ora 23:30, ndërkaq gjatë kohës së lejuar për punë, mundet të punohet vetëm në pjesët e hapura- tarraca të objektit gastronomik.
Përjashtim nga ky kufizim janë objektet e hotelerisë në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, si dhe objekti i hotelerisë/hapësira për ushqim në objektet e hotelerisë për akomodim (hotel, motel, hostel, pansion dhe objektet tjetër për akomodim) për vizitë nga personat e akomoduar në ato objekte.
Prej sot ndalon të vlejë masa për ndalesën e vizitorëve-mysafirëve në gjitha sallat për ushtrim, fitnes klube, qendra sportive dhe salla të dedikuara për ushtrim, në hapësira të mbyllura, si dhe në këndet për lojëra, por puna në këto objekte duhet të kryhet sipas protokolleve për punë.
Prej sot e pranoi edhe rekomandimin e KSI që në institucionet për kujdes dhe edukimin të fëmijëve, të rritet numri i fëmijëve të pranuar në grupet edukuese deri në moshën 2 vjeçare- më së shumti deri në 15-të fëmijë, ndërkaq në grupet edukuese nga 2 deri më 6-të vjeç, më së shumti deri në 20 fëmijë.
Me vendim të Qeverisë nga mbledhja e sotme, pushon të vlejë edhe masa me të cilën ndalohet shfrytëzimi i pushimeve vjetore, mungesa të paguara dhe të papaguara nga të gjithë punonjësit në sektorin shëndetësor, gjegjësisht lejohet përdorimi i tyre, sipas planit të udhëheqësit të institucionit, pa prishur funksionimin normal dhe të vazhdueshëm të sistemit të punës në institucionet shëndetësore.
Si pjesë e këtyre masave është vendimi që të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet e tjera të ngjashme publike (kulturore, shkencore dhe argëtuese) mund të vazhdojnë të mbahen në përputhje me protokollet e synuara deri në 30% të kapaciteteve të plotësuara në brendësi të ambienteve dhe deri në 50% plotësim të hapësirave të hapura.
Ngjarjet sportive edhe më tej vazhdojnë të organizohen pa prani fizike të publikut.
Dje, Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për krijimin e qendrave rajonale për KOVID-19 vaksinimin në Strumicë, Prilep dhe Veles dhe e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkëpunim me komunat e Strumicës, Prilepit dhe Velesit, të koordinojë zbatimin e aktiviteteve të nevojshme për formimin e pikave rajonale për vaksinimin masiv kundër KOVID-19 në këto qytete. Me këtë vendim, Qeveria u rekomandon komunave Strumicë, Prilep dhe Veles që të marrin pjesë në rregullimin e pikave të vaksinimit në sallat përkatëse të sporteve.
Zëdhënësit e Qeverisë, informuan edhe për përcaktimin e tekstit të Propozim - ligjit për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë me të cilin do të formohet Komiteti Drejtues për bashkëpunim ekonomik në të cilin do të ketë 18 anëtarë.
Me Komitetin Drejtues bashkë-kryesojnë zëvendëskryetarët e qeverive ose ministrat e qeverive të ngarkuar për Çështje Ekonomike.
Komiteti Drejtues është kompetent të koordinojë bashkëpunimin bilateral ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, të mbikëqyr progresin e arritur, të diskutojë dhe të propozojë ide dhe iniciativa të reja, të diskutojë për zgjidhje reciproke të pranueshme dhe të paraqesë propozime në lidhje me çështjet ekonomike.
Qeveria e ngarkoi SHA EMV të përpilojë një Studim të Fizibilitetit dhe të gjitha analizat e nevojshme teknike dhe financiare-ekonomike në mënyrë që të ndërtojë një termocentral fotovoltaik nga 300 MW në 350 MW, në lokacion afër Shtipit, në tokën që ishte planifikuar për ndërtimin e një kargo aeroporti.
SHA EMV është e detyruar të angazhojë një konsulent për përgatitjen e dokumentacionit të tenderit dhe ndihmë në zbatimin e procedurës për ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik.
Kjo është pjesë e projektit të tranzicionit energjetik ku vendi fokusohet në prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme dhe jo nga lëndë fosile.
Zëdhënësit e Qeverisë, në pyetjen e gazetarëve, në mënyrë kategorike i hodhën poshtë si gënjeshtra dhe manipulime të gjitha lajmet në të cilat Kryeministri Zoran Zaev dhe familja e tij kanë çfarëdo lidhje me biznesmenin turk, Sedat Peker.
Siç deklaruan, Kryeministri Zaev dhe familja e tij nuk kanë pasur dhe nuk kanë ndonjë takim, bashkëpunim dhe as lidhje me personin e përmendur.
“Qeveria vlerëson se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin e askujt dhe se parimet joprincipiele nga ana e Bashkimit Evropian mund të kenë pasoja të sigurisë për tërë rajonin. Të dyja vendet duhet të shkojnë së bashku përmes procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojnë.
Alternativë tjetër përveç ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe tërë Ballkanit Perëndimor nuk ekziston. Aspirata jonë është që Maqedonia e Veriut të bëhet vend-anëtar i Bashkimit Evropian.
Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas të imponuara si çështje nga Bullgaria aspak nuk guxojnë të jenë temë e bisedimeve dhe angazhimin e Brukselit, Maqedonia e Veriut vetëm në këtë mënyrë do të vazhdojë të bisedojë për ardhmërinë e saj evropiane. Kryeministri Zaev gjatë takimeve në Bruksel ishte i qartë – se identiteti dhe gjuha nuk guxojnë të jenë në asnjë rast subjekt i bisedimeve.
Maqedonia e Veriut i zbatoi të gjitha reformat, zbatimi i tyre është subjekt i disa proceseve për aplikimin e standardeve evropiane në vend. Janë plotësuar të gjitha kriteret e BE-së për hapjen e procesit për anëtarësim.
Maqedonia e Veriut meriton si askush deri më tani të jetë anëtare e Unionit dhe deri më tani ka treguar sjellje evropiane dhe vlera në vend dhe në rajon, por edhe vetë Unioni dhe kjo Qeveri do të qëndrojnë në këtë”, u tha në konferencën e sotme të rregullt për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë në lidhje me statusin aktual të vendit tonë në raport me plotësimin e kushteve për fillimin zyrtar të bisedimeve me BE-në.
Gjatë vaksinimit në vendin tonë u tha se vaksinimi masiv funksionon në mënyrë të shkëlqyer dhe këtë e tregojnë numrat në nivel vjetor, që arrijnë deri në 15.000 doza vaksina të aplikuara.
Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në përgatitjen e listave të vaksinimit të pacientëve që kanë bërë transplantim dhe pacientëve që janë në dializë.
Vaksinimi në vend po bëhet sipas Planit nacional, gjegjësisht vaksinohet kategoria e moshës së qytetarëve në të cilën sëmundjet kronike janë më të përhapura dhe në infrastrukturën kritike janë vaksinuar qytetarët të cilët gjithashtu kanë sëmundje kronike, ndërsa janë të aftë për punë, kështu që në asnjë moment nuk ngelin pas të vaksinohen qytetarët të cilët kanë sëmundje kronike. Në mesin e qytetarëve të cilët janë paraqitur në vakcinacija.mk gjithashtu ka qytetarë me sëmundje kronike të cilët vaksinohen.
Lidhur me Ligjin e miratuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje të votuar në Kuvend, në pyetjen e gazetarit, u përgjigjën se janë të gabuara tezat se “gjithçka do të legalizohet”. Për t’u legalizuar, për shembull, në zonë të mbrojtur duhet të merret pëlqim nga autoritet kompetent, ministri ose ndonjë institucion tjetër, në rast se nuk e rrezikojnë atë zonë. Pra është e pamundur që të legalizohet çdo objekt në ato zona.
Ligji është harmonizuar edhe me opozitën, me ç’rast disa amendamente janë pranuar dhe janë inkorporuar në të. Me ligjin, informuar zëdhënësit, e parandalojmë ngritjen e objekteve pa leje në vende urbane me të cilën e risim çmimin për legalizim për rreth 50% të shërbimeve komunale të rregullta, me të cilën kthehen të gjitha ata nga qëllimi për të ndërtuar në mënyrë ilegale.
Ka shumë objekte shtetërore të cilat për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar në Kadastër. Me këtë Ligj një gjë e tillë mundësohet, vlerësuan zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e rregullt për shtyp pas mbledhjes së 69-të.