Zaev në një takim me Kryetarin e senatit të Spanjës Cuenca: Spanja njeh përmirësimin e sistemit institucional në Maqedoninë Veriore, vazhdon mbështetja e rrugës evropiane

Kryetari i Qeverise se Republikes se Maqedonise se Veriut,  Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, si pjesë e vizitës së tij të punës në Mbretërinë e Spanjës, si kryeministër maqedonas i pare në vizitë të këtij vendi, u takua me kryetaren e Senatit spanjoll, Maria Pilar Lop Kuenka.
 
Në takim, kryeministri Zaev e shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe popullint të Maqedonisë të Veriut për mbështetjen që Spanja vazhdimisht i ka dhënë rrugës euro-atlantike të vendit tonë dhe e cila në këtë moment shprehet me mbështetjen në procesin e anëtarësimit në BE-së.

 “Qytetarët e Maqedonisë të Veriut janë veçanërisht mirënjohës dhe do ta kujtojnë përgjithmonë gjestin e bërë nga Senati spanjoll kur mundësoi votimin elektronik të Protokollit për ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë të Veriut në NATO, në momente jashtëzakonisht dramatike në fillim të pandemisë”, tha kryeministri Zaev me kryetaren e Senatit spanjoll, Maria Pilar Lop Kuenka
 
Zaev shtoi se ky gjest, si dhe mbështetja e të gjitha vendeve të tjera anëtare të NATO-s, ishte inkurajim për procesin e integrimit evropian dhe për angazhimin e fortë të vendit për të ushqyer dhe afirmuar vlerat evropiane dhe reformat sipas standardeve evropiane, veçanërisht , siç theksoi ai, në sferën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
 
Kryetarja e Senatit të Mbretërisë së Spanjës Maria Pilar Lop Kuenka, theksoi se anëtarët e Senatit njohën rëndësinë e pranimit të Maqedonisë të Veriut në anëtarësimin në NATO dhe prandaj, siç tha ajo, me kënaqësi mori të gjitha masat pandemike për të të sigurojë votimin elektronik për të mbyllur procesin e ratifikimit, pasuar nga pranimi zyrtar i vendit si një anëtar i Aleancës.

Kryetarja Kuenka theksoi se Spanja vazhdon të mbështesë fuqimisht Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane dhe se njihen arritjet dhe rezultatet për përmirësimin e sistemit institucional në vend, gjë që, siç theksoi ajo, është veçanërisht e rëndësishme për integrimin në BE.

Kryetarja e Senatit të Mbretërisë së Spanjës Maria Pilar Lop Kuenka, në takim tha se  këto arritje janë rezultat i udhëheqjes së vendit në këto katër vjet, veçanërisht, siç theksoi ajo, për shkak të angazhimit të kryeministrit Zaev.

Përmes Marrëveshjes së Prespës dhe përmes politikës suaj të përgjithshme të brendshme dhe ndërkombëtare, ju jeni një shembull i fuqisë dhe rëndësisë së dialogut dhe kur bëhet fjalë për dialog të suksesshëm, ne mund të mësojmë nga ju”, porositi kryetarja e Senatit Kuenka në një takim me kryeministrin Zaev.
 
 Gjatë vizitës në Senatin e Mbretërisë së Spanjës, kryeministri Zaev dhe delegacioni vizituan bibliotekën historike të Senatit ku janë të ekspozuara hartat gjeografike të Evropës së shekullit të 17-të, e cila paraqet rajonin më të gjerë gjeografik të Maqedonisë.