Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, në Athinë u takuan me Donald Tusk, kryetar i Partisë Popullore Evropiane dhe ish Kryetar i Këshillit Evropian.
Kryeministri Zaev shprehu falënderim deri te Tusk për mbështetjen që ai e dha për Maqedoninë e Veriut gjatë Marrëveshjes së Prespës, si dhe inkurajimet që ai i dërgonte në gjuhën maqedonase deri te qytetarët në atë periudhë.
Kryeministri Zaev e njoftoi Tusk se Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar në reformat në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, në ballafaqimin me pandeminë, zhvillimin e ekonomisë dhe integrimet evropiane dhe se do të vazhdojë dialogu politik me të gjithë aktorët, me qëllim sigurimin e rezultateve edhe më të mira në këto tema.
Kryetari Tusk edhe njëherë ia konfirmoi Kryeministrit Zaev se Partia Popullore Evropiane mbetet mik i përkushtuar dhe mbështetës i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe se do të investohen përpjekje shtesë për mbështetjen e vendit me qëllim fillimin sa më të shpejtë të procesit të bisedimeve.
Kryeministri Zaev potencoi se dialogu politik gjithmonë sjell zgjidhje dhe në këtë drejtim konfirmoi se në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë edhe kushte edhe nevojë për avancimin e bashkëpunimit mes pushtetit dhe opozitës, para së gjithash për shkak të asaj që qytetarët presin unitet dhe bashkim të partive politike kur bëhet fjalë për ardhmërinë e vendit dhe interesin e popullit.