Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryeministrin e ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, mbajtën takim me kryetarin e Odës Greke-Amerikane AmÇam, Nikolaos Bakacelos dhe me përfaqësues të kompanive anëtare të odës.
Në takim me Kryeministrin Zaev i’u kumtua vendimi i miratuar i Kompanisë „TEXAN & Envipco“ për hapjen e fabrikës në Maqedoninë e Veriut, për riciklimin e plastikës. Kjo Kompani për 10 vite punon në Greqi me teknologjinë më bashkëkohore për riciklim.
Kompanitë shprehën interes për investime të përbashkëta për investime në energjetikë, burime të ripërtërishme, si dhe në ekonominë cirkulare në drejtim të zbatimit të Agjendës së gjelbër, si dhe në agro-sektorin.
Kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut me përkushtim punon në investimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik, për të cilën flasin edhe të dhënat për shkëmbim solid të tregut me vendet nga rajoni, si dhe projektet e përbashkëta në sferën e energjetikës.
Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Bytyqi i ftuan kompanitë në vend të vijnë dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë për investim, si dhe investimet e përbashkëta me kompanitë nacionale.
Në takim u diskutua edhe për përfitimet nga hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO, e cila për investitorët është sinjal i qartë dhe pozitiv sepse e rrit parashikimin dhe sigurinë e ambientit të punës për investime të reja.
Duke prezantuar mundësitë për investime, Kryeministri Zaev shtoi se hapat pozitv që Maqedoninë e Veriut i bën për lëvizjen e proceseve integruese janë edhe një impuls i fuqishëm për hapjen e perspektivave ekonomike, ndërsa një prej mënyrave për realizim të këtij qëllimi është rritja e bashkëpunimit rajonal.
Kryetari i AmÇam, Bakacelos shprehu falënderim që Maqedonia e Veriut është e hapur për investime dhe biznes.
Në takim u theksuan trendet pozitive në vend që japin sinjal pozitiv për stabilizimin e ekonomisë, përforcimin e besimit te investitorët si rezultat i lëvizjeve pozitive në ekonomi, rritje e eksportit, prodhimit industrial, përfitimit të brendshëm dhe rritjen e pagës mesatare.