Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me ftes ë të nënkryetarit të Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Zhozep Borel, do të merr pjesë në darkën e përbashkët të punës me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor ku do të bisedohet për çështje aktuale për rajonin në kontekst të përparimit të vendeve në procesin për aderimin e tyre në BE.
Në deklaratën që e dha para takimit me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Zhozep Borel, Kryeministri Zaev theksoi se vjen me mesazhet që liderët e institucioneve të Bashkimit Evropian i dinë mirë, i kuptojnë dhe i aprovojnë.
“Republika e Maqedonisë Veriut i përfundoi detyrimet e veta që dalin nga lista me kritere për fillimin e procesit përfundues negociuese për aderim në Bashkimin Evropian. Këtë Komisioni Evropian e njohu edhe në raportet e saj për përparimin e vendit deri te Këshilli Evropian dhe deri te liderët e vendeve anëtare të BE-së shumë qartë e vëri në dukje se vendi ka rekomandim pa kushte për fillimin e bisedimeve”, theksoi Kryetari i Qeverisë Zaev.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut punoi shumë dhe theksoi se tani është koha që BE të mbajë premtimin ndaj nesh edhe atë pa shtyrje. Zaev tha se pret vendim për pranimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në edhe me këtë të zyrtarizojmë fillimin e bisedimeve në mandatin e kryesimit të Portugalisë me Unionin.
“Përfaqësues të BE-së e kuptojnë që identiteti ynë maqedonas dhe gjuha jonë maqedonase nuk janë dhe asnjëherë nuk do të jenë për bisedime. E kuptojnë që kjo nuk ka qenë, as nuk duhet të jetë në tryezën evropiane për bisedime për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, potencoi Kryeministri Zaev në deklaratën në Bruksel.
Zaev shtoi se Maqedonia e Veriut në çdo moment është e përgatitur dhe ka vullnet të mirë absolut për çështje të karakterit bilateral të bisedojmë me Bullgarinë në çdo kohë pa pasur ndikim në aderimin tonë në Bashkimin Evropian.
Me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor kemi qëndrim të pandarë, theksoi Kryeministri Zaev se BE-ja nuk duhet të konsiderojë se është e plotë pa rajonin dhe se çdo shtyrje e procesit të inkuadrimit të vendeve nga Ballkanit Perëndimor e sjell në pyetje disa herë përcaktimin e përsëritur të BE-së për zgjerimin dhe kredibilitetin e Brukselit mes qytetarëve tanë.