Në vazhdimësi rritet paga minimale neto – paga për të punësuar. Në përputhje me të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, në mars të vitit 20221 ka qenë 28.217,00 denarë, që është për 6,8% më e lartë nga muaji i njëjtë në vitin 2020, ose rritja është 1.795,00 për një vit.
Sipas të dhënave të sotme nga ESHT, kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (17.9%), Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12.3%) dhe Informimi dhe komunikimi (12.1%)
Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (14.9%), Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (5.3%) dhe Ndërtimtaria (4.0%).
Nga fillimi i vitit vërehen lëvizje pozitive në ekonomi. Kjo më së miri mund të shihet përmes anës së të ardhurave të Buxhetit. Qeveria në mënyrë të vazhdueshme krijon një ambient të favorshëm biznesi për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë, si dhe të ekonomisë së përgjithshme. Krahas rritjes së pagës mesatare, eksportet, prodhimi industrial, tregtia e brendshme janë në rritje, si dhe kreditimi për amvisëritë dhe sektorin e korporatave po rritet.
Këto lëvizje pozitive në ekonomi, japin sinjal për stabilizim dhe rritje, i cili në përputhje me projeksionet qeveritare do të jetë 4,1% për vitin 2021.