Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir morën pjesë në një ngjarje, ku u promovua nën-projekti “Zhvillimi i turizmit eno-gastronomik” në “Tikvesh turizmi i verës”, i cili u realizua në kuadër të Projektit për konkurrentshmërinë lokale dhe rajonale, me mbështetje financiare nga Qeveria dhe Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me zyrën e Bankës Botërore.
Në fjalimin e tij në këtë ngjarje, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se Maqedonia e Veriut ka shumë për të ofruar kur bëhet fjalë për turizmin, dhe me realizimin e Projektit të Konkurrentshmërsë Lokale dhe Rajonale, kjo ofertë pasurohet edhe më shumë. Ai theksoi se nga gjithsej 58 nën-projekte, 19 realizohen nga komunat, 19 të tjera nga ndërmarrjet mikro, të vogla ose të mesme, ndërsa 20 nën-projekte zbatohen nga shoqatat dhe organizatat jofitimprurëse, organizatat turistike, institucionet arsimore ose qendrat e trajnimit.
“Me nën-projektet e Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale përfshihet pothuajse mbarë vendi. Ky është një nga projektet më të rëndësishme me çka janë mundësuar mjete serioze, me një vlerë të përgjithshme prej 18 milionë euro për projekte konkrete, prej të cilave 3 milionë euro janë nga buxheti i Qeverisë dhe 15 milionë euro nga Bashkimi Evropian, për të cilat shpreh mirënjohje të sinqertë për Delegacionin dhe qytetarët e vendeve anëtare të BE-së. Zhvillimi ekonomik për të cilin po përpiqemi fillon në nivelin lokal. Prandaj, Qeveria do të jetë gjithmonë një mbështetëse e iniciativave të tilla, të cilat mundësojnë përdorimin e potencialit të madh që ka vendi ynë për të krijuar produkte dhe shërbime konkurruese, për të tërhequr sa më shumë turistë dhe për të promovuar vendin si një destinacion tërheqës turistik”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili është përgjegjës për koordinimin në zbatimin e aktiviteteve të Projektit e Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale në Qeveri.
Projekti i Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale që e administron Banka Botërore financohet nga një grant i përgjithshëm prej 21 milionë euro. Mjetet janë siguruar nga Instrumenti i BE-së për Ndihmën e Para-Anëtarësimit - IPA II dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 3.1 milionë euro. Në promovimin e ofertës së re turistike mori pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së, Dejvid Gir.
“Përmes Programit për Konkurrentshmëri Lokale dhe Rajonale, Bashkimi Evropian ka ndarë 18 milionë euro për rreth 50 projekte në fushën e turizmit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me prioritetet e BE-së, ky program synon të stimulojë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik - duke parandaluar përdorimin e tepruar dhe keqpërdorimin e burimeve natyrore - dhe duke krijuar vende pune për të rinjtë. Me verën, bukurinë natyrore, vendet historike dhe traditën, rajoni i Tikveshit sigurisht i plotëson të gjitha kushtet për një destinacion të përsosur turistik. Shpresoj që Tikveshi dhe të gjitha vendet e tjera në mbarë vendin me potencial turistik të kenë një sezon të mirë veror, i cili do të ndihmojë që ky sektor të rimëkëmbet”, tha ambasadori i BE-së Gir.
Në realizimin e kapaciteteve që janë pjesë e ofertës së re turistike në rajonin e Tikveshit në kuadër të nën-projektit “Zhvillimi i turizmit eno-gastronomik”, janë investuar gjithsej 315 mijë euro, nga të cilat 148 mijë euro janë siguruar përmes Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale, ndërsa mjetet tjera janë nga siguruar nga “Tikvesh turizmi i verës” në bashkëpunim me “Domen Lepovo” dhe “Barovo”.
“Shpreh kënaqësinë që kemi arritur t'i kthejmë idetë krijuese të shfrytëzuesve tanë të granteve në projekte të suksesshme me të cilat kemi modernizuar infrastrukturën shoqëruese dhe pasuruar ofertën turistike me kpacitete, përmbajtje dhe aktivitete të reja akomoduese, të cilat u mundësuan llojeve të ndryshëm të turistëve të ndjenjë kënaqësi të pazakontë në vend, të cilët gjithnjë e më shumë e shohin Maqedoninë e Veriut si një destinacion tërheqës turistik, i cili është përplot me pasuri natyrore dhe kulturore, një vend me tradita dhe zakone, i famshëm për ushqim të mirë dhe verë dhe një destinacion i shkëlqyeshëm për sportet e adrenalinës “, tha Antonija Shishаk, drejtoreshë e Projektit të Konkurretshmërisë Lokale dhe Rajonale.
Menaxheri i Projektit të “Tikvesh turizmi i verës” Tihomir Kasapinov theksoi se objektet e reja, të zhvilluara brenda këtij projekti, ofrojnë mundësi për të qëndruar në zona unike të pasura me bukuri natyrore dhe ajër të pastër dhe u ofrojnë vizitorëve një përzierje unike të verës së lartë, ushqim të shkëlqyeshëm, pushim dhe argëtim.
“Qëllimi ynë është të krijojmë përmbajtje inovative për zhvillimin e turizmit të verës dhe të pasurojmë ofertën përmes aktiviteteve shtesë, siç janë shtigjet e biçikletave nëpër vreshtat në Barovë. Mbështetja financiare që kemi marrë nga Projekti i Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale ka një rëndësi të madhe dhe sinqerisht shpresojmë që suksesi i këtij projekti do të jetë një dëshmi e vërtetë për potencialin e kësaj storie të re që ne kemi filluar të rrëfejmë sot”, tha menaxher i projektit të “Tikvesh turizmi i verës” Kasapinov.
Në kuadër të nën-projektit “Zhvillimi i turizmit eno-gastronomik” është krijuar një ofertë e re moderne turistike, ku janë përpiluar përmbajtje tërheqëse të cilat përfshijnë - kamp me kapacitete akomodimi në fuçi vere të adaptuara dhe shtigje të reja biçikletash në mikro-lokacionin unik të verës Barovë, akomodim atraktiv në lokacionin Lepovë, si dhe një butik shumëfunksional i verës në Kavadar, i cili përveç që ofron verë për shitje dhe degustim, është gjithashtu një hapësirë ekspozuese me një info-qendër, ku të gjithë të interesuarit mund të marrin informacione rreth ofertës turistike të rajonit të Tikveshit.