Sot Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kishte bisedë telefonike me kryeministrin e ri bullgar, Stefan Janev.
Kryeministri Zaev uroi për pozitën Kryeministrin në Qeverinë zyrtare të Republikës së Bullgarisë dhe i dëshiroi suksese në punë.
Liderët politik nga të dyja palët kanë përgjegjësi të krijojnë kushte për dialogun dhe për bisedime konstruktive, u konkludua gjatë bisedimit.
Dy kryeministrat biseduan edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve me theks të veçantë për nevojën për ti shtuar përpjekjet për bisedime dhe për zgjidhje të pranueshme.