N ë Krivollak, në prani të krerëve të lart- kreut ushtarak të Maqedonisë së Veriut dhe mysafirë të lartë nga SHBA-të dhe aleatët, u realizua Dita për mysafirë të lartë i ushtrime “Goditja vendimtare 21”, ku u prezantuan operacione dhe aktivitete të këmbësorisë dhe njësive speciale nga Forcat e Armatosura të Maqedonisë së Veriut, SHBA-ve, Greqisë dhe Bullgarisë, me mbështetjen e helikopterëve WING dhe avionëve F-16 nga Forcat e Armatosura Greke.
Në ngjarje fjalim mbajtën Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Në fjalimin e tij, Kryeministri Zaev theksoi se është krenar me pjesëtarët e Armatës, oficerët tanë dhe ushtarët për dëshirën e shfaqur për avancim.
"Ata i përmbushin të gjitha detyrimet dhe pritjet në një mënyrë dinjitoze dhe në nivelin më të lartë, krah për krah me aleatët tanë jo vetëm në vend, por gjithashtu duke marrë pjesë në misionet ndërkombëtare që garantojnë paqen në botë. Me anëtarësimin në NATO nuk jemi më vetëm. Maqedonia e Veriut nuk do të vihet kurrë në dyshim ose e izoluar nga bota", tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se me anëtarësimin në Aleancë, vendi është bërë një faktor i stabilitetit në rajon dhe një eksportues i sigurisë.
"Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Armatës sonë së bashku me partnerët tanë të NATO-s është rezultat i arritjeve të larta në gatishmërinë teknike dhe ushtarake të oficerëve dhe ushtarëve tanë, por edhe të vizionit politik që zbatoi vlerat më të larta demokratike", përfundoi Kryeministri Zaev .
Presidenti Pendarovski tha se me planifikimin e përbashkët dhe organizimin e këtij ushtrimi, Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të e afirmojnë partneritetin shumëvjeçar strategjik, por edhe se ky ushtrim ka dimension të rëndësishëm rajonal.
“Në Goditjen Vendimtare marrinë pjesë edhe përfaqësues të armatave të Republikës së Bullgarisë dhe Greqisë, me të cilën e përforcojmë partneritetin bilateral me fqinjët tanë dhe në të njëjtën kohë e intensifikojmë bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”, tha Presidenti Pendarovski.
Ministrja Shekerinska tha se fuqia e NATO-s është në unitetin e saj dhe se ky ushtrim tregon unitetin, aleancën, gatishmërinë dhe bashkëpunimin që mund të ketë vetëm Aleanca më e fuqishme ushtarako-politike që bota e njeh.
“Ushtrimi “Goditje vendimtare 21” tregon se anëtarësimi në NATO nuk është në të vërtetë vetëm një arritje zyrtare që ne do ta shkruajmë dhe do të themi se është arritja e qëllimit tonë strategjik. Anëtarësimi në NATO është një punë e përditshme praktike, ushtrim i përbashkët dhe luftë, punë në terren që legjitimon Armatën e Maqedonisë së Veriut si të barabartë, të harmonizuar, të barabartë me Armatën Aleate", tha ministri, duke shtuar se sot ne jemi një aleat në NATO që garanton sigurinë e qytetarëve të saj, dhe së bashku me aleatët e saj dhe të gjithë qytetarët në Aleancë.
Shekerinska tha se dy javët e kaluara, "këmbësoritë dhe njësitë speciale të armatave të Maqedonisë së Veriut, SHBA-ve, Greqisë dhe Bullgarisë kanë treguar se ata veprojnë si një, se ata janë fuqia e NATO-s, se ushtari maqedonas në veprim mund t'ia besojë jetën e tij amerikanit, bullgarit dhe grekut, ose për të mbrojtur jetën e secilit prej kolegëve të tij aleatë ndërsa po zhvillohet veprimi". Ministri përgëzoi ekipin e Armatës për organizimin dhe falënderoi SHBA-të për mbështetjen e tyre të vazhdueshme afatgjatë në forcimin e aftësive dhe ndërveprimit të Armatës sonë.
Gjenerali i Brigadës Xhed Shaertëll, zëvendëskomandant për mobilizimim e Forcave të Armatosura të SHBA-ve për Evropë dhe Afrikë, shprehu kënaqësi nga prania në Krivollak dhe mundësinë për të parë, siç tha ai, mundësinë mbresëlënëse për trajnim të vërtetë në këtë poligon.
Gjenerali Shaertëll tha se pikërisht këtë ushtrim të parë të madh pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, tregon angazhimin e vendit tonë dhe vendeve pjesëmarrëse në Aleancë dhe se përmes këtij lloji të ushtrimeve që mësojmë për njëri-tjetrin, mësojmë për pajisjet dhe sistemet, në mënyrë që të jemi me të vërtetë të ndërveprues dhe të mbështesim njëri-tjetrin.
Dita për mysafirë të lartë u ndoq edhe nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministrja e Mbrojtjes e Malit të Zi, Olivera Injac, kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral dhe nënkolonel Vasko Gjurçinovski, delegacion i lartë nga Vermont, SHBA, ambasadorët e SHBA-ve, Kejt Meri Bërnz, i Greqisë, Rusos Konduras dhe i Shqipërisë, Fatos Reka, përfaqësues të komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, përfaqësues të lartë ushtarak dhe civil të forcave të armatosura dhe ministrive për mbrojtje të SHBA-ve, Bullgarisë, Greqisë dhe NATO-s, komandanti i forcave speciale, gjeneral-majori Javor Mateev, komandanti i SEEBRIG-ut, gjeneral-majori Aristidis Iliopolos, si dhe atashetë mbrojtëse të akredituara në vend.
Ushtrimi “Goditje vendimtare” në poligonin “Krivollak” është një prej ushtrimeve më të mëdha të NATO-s “Defender Europe21“, që këtë vit po mbahet në Evropë. Në “Goditje vendimtare 21” marrin pjesë 1.500 pjesëtarë të forcave të armatosura nga 4 vende anëtare të NATO-s – Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Bullgaria. Ushtrimi filloi më 17 maj dhe do të zgjas deri më 03 qershor..Qëllimi i ushtrimit është të demonstrojë një nivel të lartë të ndërveprimit, gatishmërisë luftarake dhe stërvitjes së Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë me ushtritë Aleate si dhe forcimin e bashkëpunimit të forcave aleate speciale dhe konvencionale.