Sot në Bruksel, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev udhëheq delegacionin qeveritar të përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në Samitin e NATO-s 2021.
Ky është Samiti i parë i NATO-s në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare e plotfuqishme dhe Samiti i parë i NATO-s me 30 anëtarë.
Në Samit, delegacioni qeveritar do të merr pjesë në takimin me krerët e shteteve dhe qeverive të Këshillit Veri-atlantik. Krahas takimit, delegacioni qeveritar ka disa takime dypalëshe, pas së cilave Kryeministri Zaev do të jep deklaratë për mediat.