Zaev në takim me Presidentin e Polonisë, Duda: Mbështetja e Polonisë është shumë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE

Në kuadër të aktiviteteve shtesë gjatë kohës së Samitit të NATO-s në Bruksel, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti takim me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, ku morën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
 
Në takim bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga zhvillimi pozitiv në rritje i raporteve të ngushta dhe miqësore mes dy vendeve, gjë që u vlerësua si një potencial i shkëlqyeshëm për bashkëpunim në të ardhmen.

Kryeministri Zaev theksoi se Polonia ishte dhe mbeti mik i sinqertë dhe i vlefshëm i Maqedonisë së Veriut në procesin e realizimit të saj të qëllimit të jetë anëtare e NATO-s, si dhe mbështetjen për realizimin e të gjitha detyrimeve për anëtarësim në BE.

Si veçanërisht të rëndësishme Kryeministri Zaev e vlerësoi iniciativën e Polonisë dhe të vendeve nga Grupi i Vishegradit të bashkëngjisin një dokument në Konferencën e ardhshme për të Ardhmen e Evropës, e cila mbështet fuqimisht pranimin e vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kryetari i Qeverisë Zaev e shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Maqedonisë së Veriut për solidaritetin dhe ndihmën e Polonisë në ballafaqimin me pasojat nga pandemia me COVID-19.

Kryeministri Zaev e njoftoi Presidentin e Polonisë Duda me poentat kryesore nga dokumenti i kryesimit portugez me BE-në si propozim për zgjidhjen e vetos nga Republika e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në, që Qeveria jonë e vlerësojë si bazë dalëse e mirë për zhbllokim dhe për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare të vendit tonë me BE-në për fillimin e procesit negociues  me kapituj.

Dy bashkëbiseduesit në takim u shprehën të kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe thanë se shpresojnë që numri në rritje i turistëve nga Polonia në Maqedoninë e Veriut do të përforcojë miqësinë dhe raportet e ngushta.