Kryeministri Zoran Zaev me fjalim hyrës e hapi Forumin e Parë Ekonomik në Shkup në organizim të Forumit Ekonomik nga Delfi, Greqi dhe të Shoqatës Greke për Biznes në Maqedoninë e Veriut, në partneritet dhe bashkëpunim me kompanitë e vendit.
Kryeministri theksoi se po hyjmë në fazë të re të rritjes ekonomike, që do të nxitet nga rritja e bashkëpunimit rajonal ekonomik, zbatimi i të gjitha standardeve të nevojshme që janë të natyrshme në vendet anëtare të BE-së, si dhe Plani i veçantë ndërhyrës për investime IPI 2021 - 2027 për zhvillimin ekonomik.
Mes pjesëmarrësve në forum janë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, i cili mbajti fjalim përmes video-konferencës, zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska, ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj, ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut, njerëzit e parë në zyrat e Bankës Botërore dhe të BERZH-it në vend, Masimilijano Paoluçi dhe Andi Aranitasi, si dhe ekonomistët vendor, profesorë universitarë dhe gazetarë, mysafirë nga Sllovenia, Serbia etj.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e tërësishëm të Kryeministrit Zaev.
“Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar organizatorë të këtij forumi të rëndësishëm ekonomik,
Ekselenca juaj, të nderuar ministra, miq, bashkëpunëtor,
Përfaqësues të mediave,
Kam nderin dhe kënaqësinë të hap Forumin e Parë Ekonomik në Shkup në organizim të Forumit Ekonomik nga Delfi, Greqi dhe të Shoqatës Greke për Biznes në Maqedoninë e Veriut, në partneritet dhe bashkëpunim me kompanitë e vendit.
Kam kënaqësinë që në Forumin e Parë Ekonomik këtu në Shkup, sot jemi të gjithë së bashku, kolegët e mi nga rajoni, Kryeministri Rama, ministra, ambasadorë, liderë të biznesit, kryetarë të komunave, komisari Varheji, i cili merr pjesë online, si dhe mysafirë dhe miq të shumtë.
I përgëzoj organizatorët për temat e zgjedhura në mënyrë precize të cilat në fokus kanë çështjet më thelbësore që prekin Maqedoninë e Veriut, rajonin dhe botën, veçanërisht kur bëhet fjalë për drejtimet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe stabilitetit global.
Besoj se nga secila seancë e panelit do të dalin përfundime cilësore që do të zbatohen më tej në praktikë.
Forumi i parë Ekonomik në Shkup ka një potencial të madh për t'u shndërruar në një mbledhim tradicional që në nivelin më të lartë çdo vit do të bashkojë udhëheqës politik rajonal dhe ndërkombëtar, ambasadorë, sipërmarrës, figura të shquara nga fusha të ndryshme të jetës.
Maqedonia e Veriut kujdeset për vlerat evropiane, demonstron sjellje evropiane, vullnet politik dhe ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore, të nevojshme për prosperitetin ekonomik dhe një standard më të mirë për qytetarët.
Mesazhi që u përcoll në mediat kombëtare dhe rajonale nga Samiti i Delfit në Athinë që u zhvillua një muaj më parë, unë e dërgoj këtu nga Shkupi: "Ne kemi nevojë për një Ballkan të me prosperitet ekonomik të shekullit 21, të integruar në Bashkimin Evropian".
Sot, do të shtoj dhe Ballkan që jeton në të tashmen dhe ndërton një të ardhme me prosperitet, ndërsa e kaluara është një mësim që ndarjet dhe përçarjet midis popujve të Ballkanit nuk çojnë askund.
Jam krenar që Maqedonia e Veriut arriti marrëveshje me Greqinë dhe që sot jemi anëtarë të NATO-s. Mbështetjen nga Greqia e kemi edhe në rrugën tonë evropiane dhe jemi falënderues për këtë.
Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri, por do të thotë edhe mundësi për zhvillim ekonomik.
Vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e bisedimeve për kapitujt e anëtarësimit në BE, gjë që pa kushte është konfirmuar nga Komisioni Evropian, si dhe nga shumica e vendeve anëtare.
Me këtë rast, unë do të doja të falënderoja të gjitha vendet anëtare të BE-së për mbështetjen e tyre pa rezervë që ky proces të fillojë gjatë presidencës aktuale të Portugalisë me BE-në. Falënderime të veçanta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit të SHBA-ve Bajden, me të cilin kohët e fundit patëm mundësinë për të diskutuar investimet strategjike të energjisë dhe projektin e gazit amerikan-grek-maqedonas në Aleksandrupoli.
Të nderuar,
Në Forumin e Parë Ekonomik, dua t'u dërgoj një mesazh investitorëve që të përfitojnë nga mundësitë dhe të investojnë kapitalin e tyre në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria krijon një mjedis të favorshëm biznesi dhe kushte të barabarta për investitorët vendas dhe të huaj.
Ekonomia nacionale është e qëndrueshme dhe do të rritet.
Arritëm një rritje të lartë për të gjithë investitorët, me prodhimin e përgjithshëm nga zonat e lira duke arritur 3.4 miliardë euro në vitin 2020.
Investimet përbëjnë 46% të eksporteve të përgjithshme nacionale dhe përbëjnë 8% në PBB-në nacionale.
Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike është pikë fokusi për investitorët që kërkojnë mbështetje për të investuar në zonat e lira ekonomike dhe industriale në Maqedoninë e Veriut dhe mbetet partner kyç për një numër të madh të investitorëve të huaj në zonat zhvillimore teknologjike industriale.
Ekonomia në zonat në tremujorin e parë të 2021 u rrit për 30% në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2020 dhe 41% krahasuar me 2018, gjë që e bën atë një rekord të lartë në 4 vitet e fundit.
Trendi pozitiv vazhdon edhe në prill - kemi 7% rritje të eksporteve krahasuar me muajin e kaluar ose 279 milionë euro. Në 5 muajt e parë të këtij viti kemi nënshkruar 15 marrëveshje të reja me investitorë aktualë dhe të rinj, vetëm 5 janë të reja në zonat industriale. Vlera e këtyre marrëveshjeve tejkalon 100 milionë euro në vëllim të investimeve.
Edhe në kohë pandemie, kompanitë në zonat mbajnë një numër stabil të të punësuarve, mbi 14,000 të punësuar me një tendencë në rritje. Aktualisht, më shumë se 30 kompani, investitorë aktualë dhe potencial, kanë shprehur zyrtarisht qëllimet e tyre të investimeve dhe negociatat janë duke u zhvilluar, me një numër total investimesh prej mbi 425 milionë euro dhe një plan të ri për 8,500 vende të reja pune.
Në javët e ardhshme, pritet finalizimi i marrëveshjes më të madhe për investime të huaja direkte deri më tani në Maqedoninë e Veriut, me një investim prej më shumë se 100 milionë euro. Do të jetë investimi më i lartë i drejtpërdrejtë që nga themelimi i ZZHTI në 20 vitet e fundit.
Të nderuar,
Jemi duke hyrë në një fazë të re të rritjes ekonomike, e cila do të drejtohet nga: bashkëpunimi i rritur rajonal ekonomik, zbatimi i të gjitha standardeve të nevojshme të qenësishme për vendet anëtare të BE-së, si dhe përmes Planit të ndërhyrjes së investimeve të veçanta IPI 2021-2027 për zhvillim ekonomik.
IPI përfshin të gjitha investimet që janë planifikuar të fillojnë në vend, duke përfshirë investimet private të investitorëve vendas dhe të huaj. Ky është një dokument strategjik me element të përcaktuar, siç është vlera e investimeve të planifikuara prej mbi 8 miliardë euro. Plani komplementar IPI 2021-2027, në fazën përfundimtare të përgatitjes është edhe Plani për financimin e rritjes, i cili hap të gjitha mundësitë për tërheqjen e kapitalit privat, një kombinim i investimeve publike dhe private, duke krijuar mundësi ligjore për zbatimin e tyre, por dhe përmes sjelljes së instrumenteve inovative financiare atraktive për kapitalin privat.
Të nderuar,
Ajo që vijon tani është avancimi i shkëmbimit rajonal tregtar të mallrave dhe shërbimeve, si dhe lëvizja e njerëzve, kapitali dhe dija, që përfaqëson largimin e barrierave ekzistuese.
E dyta, duhet patjetër të përmirësohet procesi i digjitalizimit në vend, duke ofruar aftësi digjitale, infrastrukturë digjitale dhe siguri digjitale.
Më pas vijon përmirësimi i aftësisë konkurruese të ekonomisë së vendit, përmes ndryshimeve strukturore përmes "specializimit të mençur", aftësive të përmirësuara përmes arsimimit më të mirë, hulumtimit dhe inovacionit dhe përfshirjes në ato ekzistueset, si dhe krijimi i zinxhirëve të rinj të vlerave industriale.
Me këtë rast do të doja të përmendja se me shumë rëndësi në kontekstin e integrimit ekonomik rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu në kontekstin e integrimit ekonomik në BE është iniciativa e pranuar për zgjerimin e të ashtuquajturës "Korridoret e gjelbra". Ata korridore, në Ballkanin Perëndimor, u krijuan gjatë pandemisë, kështu që tani ato duhet të zgjerohen në korridore të transportit me vendet fqinje anëtare të BE-së. Ky vendim është marrë, por paraqiten sfida në zbatimin e tij.
"Korridoret e gjelbra" janë shumë të rëndësishme sepse, pjesa më e madhe e shkëmbimit tregtar të Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, zhvillohet me vendet anëtare të BE-së.
Republika e Greqisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë vende fqinje, kështu që vendosja e një korridori të tillë për shkëmbimin e lehtësuar të mallrave mes dy vendeve do të ketë një ndikim shumë të fortë në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik në të ardhmen.
Për më tepër, një pjesë shumë e rëndësishme e vizionit të ardhshëm për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut është "agjenda e gjelbër" dhe transformimi. Agjenda e gjelbër është një sinjal i qartë dhe një hap para për integrim më të afërt në politikat e BE-së për klimën dhe mjedisin jetësor.
Zbatimi i një agjende të tillë do të ndihmojë vendin për të transformuar ekonominë, duke zbatuar praktika dhe standarde që janë efikase në burime, konkurruese dhe neutrale ndaj klimës. Por, sigurisht, kjo do të kërkojë shumë punë të përkushtuar nga të gjithë ne, në mënyrë që të harmonizohemi me qëllimin e BE-së për klimën për të arritur neutralitetin e klimës deri në vitin 2050.
Do të nevojiten investime të konsiderueshme, si dhe arritje e qëllimeve më ambicioze në fushën e "ekonomisë cirkulare", bujqësisë së qëndrueshme dhe prodhimit të ushqimit.
Dhe ajo që do të doja të përmendja si të fundit në fjalimin tim, por me një rëndësi të njëjtë, është implementimi i investimeve që janë planifikuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e sektorit të energjetikës. Strategjia për zhvillim e energjetikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2040 parashikon transformimin e plotë të energjisë në vend dhe konvergjencën e shtuar drejt një ekonomie me një shkallë të ulët të karbonizimit. Transformimi i energjisë bazohet në tre shtylla: e pari, një rritje e konsiderueshme në përqindjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në prodhimin e përgjithshëm të energjisë, e dyta, një rritje në efikasitetin e energjisë dhe e treta, një ndryshim në rregulloren qeveritare në fushën e energjisë dhe politikës së energjisë në në përputhje me standardet e Komunitetit Evropian të Energjisë.
Të nderuar,
Pandemia theksoi edhe më tepër nevojën për t’u bashkuar në mënyrë të pashmangshme shoqëritë, qeveritë dhe kompanitë dhe për t'u përshtatur me realitetet e reja për të hartuar politika të përqendruara në ndërtimin e barazisë, gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së ekonomive.
Trendet pozitive të ekonomisë së re zhvillimore të vendit tashmë janë të dukshme. Eksportet, tregtia janë në rritje, është regjistruar rritje në sferën e kreditimit të bizneseve dhe qytetarëve, ndërsa rritet dhe paga mesatare.
Për këtë vit, projektojmë rritje prej 4.1%, me pritjet që eksportet të rriten për 10.6%, rritjen e investimeve bruto prej 8%, numrin e të punësuarve që të rritet, e cila do të kontribuojë që niveli mesatar i punësimit të papunësisë të ulet në 15, 8%.
Imunizimi masiv në vend është duke u zhvilluar dhe në këtë moment pandemia është nën kontroll, ekonomia globale po rimëkëmbet dhe ne presim përforcimin e mëtejshëm të kërkesës së jashtme, e cila ndikon fuqishëm në eksportin tonë.
Kjo ngjarje e sotme historike është një hap tjetër drejt përmirësimit dhe përparimit të politikave bazuar në besimin dhe vizionin afatgjatë.
Jam i bindur se vijojnë partneritete të suksesshme, miqësi dhe bashkëpunime të reja, të cilat janë vitale dhe të zbatueshme për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ju uroj një ditë të suksesshme!”