Bekteshi: Dasma do të organizohen edhe në ambient të mbyllur deri në maksimum 250 mysafirë, por jo më shumë se 40% e kapacitetit të hapësirës

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot solli vendim që nga 1 korriku të lejohet organizimi i dasmave në ambiente të mbyllura me numër të kufizuar, maksimum 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës, ka publikuar në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti.

Me propozim të Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse, nga 1 qershori, është lejuar të organizohen dasma, ahengje, festa në ambient të hapura / tarraca verore maksimum deri në 100 persona, por jo më shumë se 50% të kapacitetit të hapësirës dhe maksimum nga gjashtë persona në një tryezë dhe me distancë të rekomanduar ndërmjet personave.