Kryeministri Zoran Zaev merr pjesë në darkën solemne në konferencën e “Ekonomist” në Athinë, në të cilën mbajti fjalim Kryeministri Grek Kirijakos Micotakis.
Në darkën solemne marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Makis Voridis, ministri i Turizmit, Haris Teoharis, ish kryetari i Parlamentit Europian, Martin Shulc, ish kryetarja e Kroacisë, Kolinda Graber Kitanoviq, ish Kryeministri i Francës, Dominik De Villpen, ambasadori i SHBA-ve në Athinë, Xhefri Pajat, si dhe diplomatë të shumtë, biznesmenë, afaristë.
Kryeministri Zaev sot do të merr pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës së “Ekonomist” – 25 Tryezë e rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë në temë: “Nga distancimi social në solidaritet social”.
Gjatë ditës së sotme do të nënshkruhet edhe Marrëveshja ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për zhvillimin e ndërlidhjes për transmetimin e gazit natyror Greqi-Maqedoni e Veriut.
Takimet që do të zhvillohen në fokus kanë ekonomi dhe energjetikën.
Në forumin ekonomik në Athinë, gjithashtu të pranishëm janë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, si dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës forcohet dhe intensifikohet.