Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në konferencën e “Ekonomist” në Athinë theksoi rendësin e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomikë, veçanërisht në kohë të pandemisë dhe përparësitë dhe përfitimet kur vendet punojnë së bashku. Kryeministri nënvizoi disa mundësi që vendi ynë I ofron për investime, duke u ndalur edhe në marrëveshjen që sot do të nënshkruhet në mes dy vendeve për ndërlidhësin e gazit natyror.
“Është një projekt shumë I madh, rreth 100 milion euro. 54 milion euro janë për Maqedoninë e Veriut. Është një ndërlidhës për gazin natyrorë që hap mundësi të mëdha, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe Serbin dhe Kosovën, për Ballkanin Perëndimorë i cili më në fund do të sjellë diversifikimin e gazit natyror", tha Zaev, duke theksuar se vendi ynë "po bëhet një korridor energjie për vendet e Evropës Juglindore".
Në panel sesionin, së bashku me Kryeministrin Zaev, fjalim mbajtën edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës, Albin Kurti ish kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ish euro-komisarja për punësim dhe çështje sociale, Ana Diamantopulu, Xhorxh Katruglos ish-ministër për Punë të Jashtme si dhe Rins Pribus kryetar i “Majkl Best Strategic”
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij shpërndau disa porosi për projektet me të cilat Maqedonia e Veriut në bashkëpunim për vendet nga rajoni, Bashkimi Evropian, SHBA-ve dhe të gjitha vendet mike po zbaton për stabilitetin ekonomik dhe prosperitetin.
Maqedonia e Veriut por edhe vendet e tjera nga rajoni i e ndjekin agjendën evropiane, si dhe ndryshimet klimatike, ashtu edhe lidhje energjisë së gjelbër dhe shprehu kënaqësinë me planin e investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor në shumën prej nëntë miliardë eurosh.
“Tani ne po përpiqemi të hapim korridore të reja të gjelbërta me vendet tona fqinje dhe unë jam shumë i lumtur sepse Greqia është vendi i parë që hap këto vija të gjelbra me ne, si anëtare e Bashkimit Evropian, sepse ne jemi të rrethuar nga vendet anëtare të BE-së. Ne jemi si një ishull në mes. Unë jam shumë mirënjohës që Kryeministri Mitsotakis ndërmori hapin e parë për të hapur korridorin e parë grek dhe për të inkurajuar vendet e tjera anëtare të ndjekin shembullin e tij, shembullin e Greqisë," tha Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev shtoi se për ne nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të ardhmes në BE.
"Ne duam të evropianizojmë vendet tona, Shkupin, Prishtinën, Beogradin, Tiranën, Podgoricën dhe Sarajevën, të gjithë duam të ndiejmë përfitimet," tha Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Kryeministri Zaev theksoi se rimëkëmbja e Maqedonisë Veriore, por edhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, kjo periudhë është e dukshme, duke folur për ekonominë dhe investimet, dhe shtoi se "ne më në fund po kthehemi në ritme pozitive të rritjes".
Kryeministri i Qeverisë, Zaev u përqendrua në investimet në rajon dhe në vendin tonë, duke shtuar se po zhvillohen mjete për të tërhequr investime, veçanërisht gjatë pandemisë, dhe prezantoi kushtet për investime në Maqedoninë e Veriut.
Më tej potencoi se kishte pesë investime të reja vetëm gjatë pandemisë.
"Dua të theksoj se gjithçka që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht pas Marrëveshjes së Prespës, është shumë e dukshme në aspektin ekonomik," tha Kryeministri Zaev.