Delegacioni qeveritar vendosi kurorë me lule të freskëta në monumentet përkujtimore historike kushtuar Ilindenit në Krushevë.
Programi i mëngjesit nga nderimet shtetërore qendrore me rastin e Ditës së Republikës në Krushevë, në organizim të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski filloi me shërbimin përkujtimor në kishën e Shën Nikolla.
Delegacioni qeveritar në këtë pjesë të programit të udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska, në përbërje të të cilit ishte edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, vendosën kurorë shulesh në varrin e Nikola Karev në monumentin e heronjve Sliva, i cili paraqet simbolin e heroizmit dhe vetëflijimin e kryengritësve maqedonas në mbrojtje të Republikës së Krushevës.