Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga sekretarët shtetërorë dhe ministrit e për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Dragan Nikoliq dhe Magdalena Nestrovska sot vendosën lule të freskta në disa lokacione me rastin e 20 vjetorit nga humbja e jetës të tetë pjesëtarëve të Armatës në fshatin Luboten.
Delegacionet qeveritare bënë nderime dhe vendosen lule para memorialëve në Komunën e Gjorce Petrov, fshatin. Volkovo, fshatin Ljubanci dhe kazerma e Ilindenit.
U vendosën kurora lulesh dhe nderime dhanë edhe anëtarët e Armatës dhe Policisë, zyrtarë të qeverisjes lokale, të afërm dhe anëtarë të familjes.
Më 10 gusht 2001, në rrugën pranë Ljubotenski Bacila, një kamion ushtrie shkeli në dy mina anti-tank. Tome Badarovski, Goce Çankulovski, Branko Janev, Tomislav Nastevski, Marjanco Boskovski, Ivica Zlatevski, Tome Dimovski dhe Rade Jankovski, pjesëtarë të armatës së rezervistëve, humbën jetën.