Konferencë për shtyp e zëdhënësve të qeverisë, Arsovski dhe Hoxha: Për shkak të tendencës së rritjes së pacientëve të sëmurë me KOVID-19, masat e reja mbrojnë shëndetin e popullatës

Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 99-të.

Zëdhënësit theksuan  se fokusi kryesor është vendosur në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve për shkak të tendencës së rritjes së të sëmurëve nga Kovid-19  ku  në bazë të të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë  arrijnë afër 7 mijë raste aktive.

Në konferencën për shtyp zëdhënësit  informuan se në pajtim me rekomandimet nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, Qeveria i i miratoi masat më të reja, protokollet dhe rekomandimet për mbrojtje të shëndetit të popullatës, të cilat hynë në fuqi nga sot.

 

Në pajtim me rekomandimet, Qeveria mori vendim se për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve si dhe për çdo lloj feste (aheng, festë, dasmë, ditëlindje, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive, kazino, bastore sportive) të ketë të paktën një nga këtu dokumente:

 

– certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose

 

 – certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18 vjeçare.

Në të gjitha objektet hotelierike të përfshirë nga kjo masë ku kapaciteti është më i madh se 30 vizitorë, është e detyrueshme të krijohet një shërbim sigurie nga subjekti juridik për kontrollin dhe zbatimin e masës. Ndërsa për ato me kapacitet më të vogël se 30 persona, kontrolli është detyrë e personave të punësuar rregullisht në objektin hotelerik.

 

Mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, festimeve dhe ahengjeve në ambiente të mbyllura, ndërsa llojet tjera të ngjarjeve në ambient të mbyllur ende mund të organizohen me deri në 30% të kapacitetit.

 

Nga 1 shtatori 2021, shtetasit vendas dhe të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumentacione:

 

 - certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose

 

- certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose

 

- vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga RT PCR SARS-Cov-2 test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Për qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë PCR test, ose vërtetim për vaksinim ose vërtetim se kanë qenë të infektuar në 45 ditët e fundit, do të caktohet karantinë prej shtatë ditëve në izolim shtëpiak.

Qeveria gjithashtu miratoi vendimin për vitin shkollor 2021/2022 të filloj me prani fizike, me kapacitet të plotë, sipas protokolleve të miratuara dhe përcaktuara.

Zëdhënësit informuan  me përjashtime nga ky vendim mund të lirohen  fëmijët me sëmundje të rralla ose pengesa të  kufizuara, fëmijët që vijnë nga familje me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve, si dhe arsye të tjera jo-mjekësore me lejen e shkollës.

Zëdhënësit kumtuan se Qeveria miratoi Vendim për shpalljen e një pjese të Vodnos për zonë të mbrojtur nga kategoria V.

Me këtë vendim mundësohet rruajtja e gjendjes autentike e natyrës me anë të mbrojtjes së natyrës dhe vlerave tjera;  parandalim i veprimeve që mund të shkaktojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi prishjen e ekuilibrit natyror të ekosistemeve; krijimin e kushteve të favorshme për mbrojtje, ruajtja dhe avancimin  të llojshmërisë biologjike rajonale dhe trashëgimisë natyrore dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve natyrore  në mënyrën në të cilën nuk  rrezikohet mbijetesa e llojeve dhe ekuilibri natyrorë.

Ata theksuan se Qeveria miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike me të cilët ulet numri i anëtarëve në këshillat drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, si një nga masat nga Plani për luftë kundër korrupsionit.
 

Në mënyrë shtesë  me ndryshimet dhe plotësimet, rregullohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës si dhe shuma apo lartësia e kompensimit.

Duke informuar për tema të tjera me interes publik, zëdhënësit thanë se shumica e 450 qytetarëve afganë pritet të mbërrijnë me fluturime të planifikuara deri në fund të javës, në varësi të rrethanave në aeroportin e Kabulit. Bëhet fjalë për një popullsi demokratike, paqësore, punonjës, gra dhe fëmijë nga familjet e atyre që punuan për misione humanitare dhe paqeruajtëse, aktivistë nga organizatat e të drejtave të njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë dhe qytetarë si dhe qytetarët që kanë mbështetur forcat aleate të NATO -s në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, përfshirë Armatën e Maqedonisë.

Ata theksuan se Maqedonia Veriore ishte ndër të parat, nëse jo e para, që iu bashkua Shteteve të Bashkuara më vete dhe u ofroi ndihmë këtyre njerëzve që janë në rrezik nga ardhja e regjimit talebanë në Afganistan.

Ata gjithashtu theksuan se nuk ekziston rreziku i një krize emigrantësh, as ky operacion humanitar nuk duhet të lidhet me një qendër pritjeje për të huajt ose kampe emigrantësh në kufijtë veriorë dhe jugorë. Maqedonia Veriore është pjesë e një aksioni të madh humanitar global.
 

Ata gjithashtu vunë në dukje se harxhimet e akomodimit të tyre në disa hotele dhe motele në vend do të mbulohen plotësisht nga organizatat ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara, deri në nisjen e tyre në Shtetet e Bashkuara ose vendet e treta si destinacioni i tyre përfundimtar.