Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Hironori Savada.
Ministri i uroi ambasadorit mandat të suksesshëm në vendin tonë dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm.
Në takim u konstatua se ka një zhvillim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, për të cilat janë identifikuar mundësi për përmirësim të mëtejshëm.
Në këtë drejtim, ministri Bekteshi theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat, veçanërisht forcimin e tregtisë dypalëshe dhe rritjen e investimeve japoneze në vend.
Ministri Bekteshi informoi ambasadorin Savada për masat e ndërmarra nga Qeveria në periudhën e kaluar për mbështetje të ekonomisë në përballimin e pasojave negative të shkaktuara nga pandemia, dhe informoi se në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në investimet në infrastrukturë dhe energjetikë veçanërisht në fushën e gazifikimit dhe burimeve të rinovueshme të energjisë.
"Po punojmë në zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e kushteve për rritjen dhe zhvillimin e saj pasi të qetësohet pandemia, por gjithashtu të përdorim të gjitha anët negative si mundësi në periudhën që do të vijë.Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur punëtorët dhe ekonominë e përgjithshme, por edhe për të tërhequr investime. Për ne, bashkëpunimi me vende si Japonia është i një rëndësie të madhe, me të cilin vend ne kemi potencial të madh të pashfrytëzuar në fushën e tregtisë," ceku ministri Bekteshi.
Në takim, u njoftua për përpjekje për një numër më të madh investimesh nga kompanitë japoneze në vend. Japonia është gjithashtu e angazhuar për mbështetje të fortë në fushën e ekonomisë dhe sociale.