Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, të shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak sot inspektuan aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e kanalizimit fekal vakum me një impiant trajtimi në vendbanimin Jurumleri, i cili është një nga 94 projektet nga programi TAV për mbështetjen e komunave.
Zëvendëskryeministri Bytyqi në një deklaratë për mediat kujtoi se kohët e fundit përmes Programit TAV u ndanë gjithsej 94 kontrata, me vlerë të përgjithshme prej 49,7 milionë euro, për realizimin e projekteve infrastrukturore në pothuajse të gjitha komunat në vend, me çka tregohet kujdesi i Qeverisë për nevojat reale, të përditshme të qytetarëve.
„Në praktikë, ne tregojmë se kujdesemi, se çdo qytetar është i rëndësishëm për ne, pavarësisht se ku jeton dhe se të gjithë meritojnë kushte dinjitoze të jetesës. Ndërtimi i kanalizimeve fakale vakum me një impiant trajtimi bëhet në tre faza, faza e parë financohet nga bashkia përmes buxhetit të vet, faza e dytë financohet me fonde nga Banka Botërore, ndërsa faza e tretë realizohet me fonde nga Programi TAV, të cilat janë me vlerë prej 40 milionë denarë ose rreth 650 mijë euro. Ky është projekti më i madh kapital i filluar në komunën e Gazi Babës këto 4 vjet, por edhe një nga më të mëdhenjtë në përgjithësi në 20 vitet e mëparshme. Ky projekt zgjidh një problem dhjetëvjeçar të qytetarëve në Jurumleri të cilët nuk kishin rrjet kanalizimi. "I gjithë gjithë vendbanimi është i përfshirë dhe më në fund gropat septike i takojnë së kaluarës," tha zëvendëskryeministri.
Bytyqi theksoi se zbatimi i projekteve nga programi TAV paraqet përkushtimin për zhvillimin e barabartë dhe rritjen e standardit të jetesës, sepse standardi i jetesës nuk janë vetëm mjete financiare, por edhe rrugë më të mira, arsim më të mirë, shërbime më të mira shëndetësore, nivel më të lartë të infrastrukturës komunale, jeta kulturore dhe aspektet e tjera të jetës shoqërore. Ai iu referua projekteve të tjera që me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë përfunduar në territorin e Gazi Babës në katër vitet e fundit.
„Komuna e Gazi Babës ka mbështetje të madhe nga Qeveria për këto 4 vjet. Me mbështetjen e Qeverisë, përveç rrjetit të kanalizimeve në Jurumleri, u rindërtua rruga rajonale Jurumleri-Lisiçe e Poshtme-Draçevë si dhe rruga Ilinden-Hipodrom në 1 fazë, u ndërtuan dy seksione të reja të rrugëve lokale në Bulaçani dhe Viniçe, rruga Rashtak-Butel u rindërtua në fazën 1. Ndërtesa e re shkollore për SHFK Vera Jociq në Hipodrom dhe një sallë e re sportive për të njëjtën shkollë u ndërtuan dhe u vunë në përdorim, kurse përfundoi rindërtimi dhe zgjerimi i dy kopshteve në Hekuranë dhe Jurumleri”, tha mes tjerash zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.
Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, theksoi se qytetarët e Jurumlerit nuk kanë pasur rrjet kanalizimi për dekada, por tani, gropat septike për këta qytetarë po bëhen një gjë e së kaluarës.
„Premtuam dhe e mbajtëm fjalën. Jurumleri merr një rrjet kanalizimi vakum - një model i zgjedhur për shkak të nivelit të ujërave nëntokësore që ka ky vend. Është sistemi më modern i rrjetit të kanalizimeve dhe deri më tani i vetmi në vend dhe në rajon", tha kryetari i komunës Georgievski në fjalimin e tij para mediave dhe qytetarëve.
Ai gjithashtu iu referua detajeve të projektit dhe vuri në dukje se rreth 440 familje në vendbanimin Jurumleri do të përfitojnë nga ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve.
„Ky projekt kapital po realizohet në tri faza të ndërtimit. E para u përfundua me mjete nga komuna, ndërtuam stacionin e pompimit dhe rrjetin primar në tre krahë me rrugë shërbimi dhe u ndërtuan 110 puseta për kyçjen e familjeve. Përfunduam fazën e dytë me mjete nga Banka Botërore. Pastaj u ndërtua një impiant trajtimi, rrjeti primar i krahut 1 me rrugët e shërbimit si dhe rrjeti parësor në "Dunak maalo". Faza e tretë mbështetet nga financimi i Qeverisë përmes programit TAV. Në këtë fazë, po punohet për një kyçje për 440 familje dhe ndërtimin e një rrjeti sekondar prej 3000 metra me familjet për kyçje. Me mjetet e TAV si dhe mjetet shtesë nga komuna, do të fillojë asfaltimi i 4 rrugëve me krahë shërbimi ku do të përfundojë kyçja”, theksoi Georgievski dhe shtoi se po punohet paralelisht në ndërtimin e kanalizimeve fekale në vendbanimet Trubarevë, Goce Dellçev, Smilkovcë dhe Creshevë, pasojnë Popovo Maalo dhe Straçinca.