Konferencë për shtyp e zëdhënësve të Qeverisë, Arsovski dhe Hoxha: Gjithçka është gati për fillimin e regjistrimit në terren, popullsia me besim do ti pranoj regjistruesit

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 103-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetje me interes për publikun.

Në konferencën për shtyp zëdhënësit theksuan se gjithçka është e përgatitur për fillimin e aktiviteteve për regjistrimin në teren me 5 shtatorë.

Ata informuan se në të gjitha komisionet e 50 rajoneve të regjistrimit, përfunduan trajnimet e instruktorëve rajonalë dhe më pas të regjistruesve rajonalë. Ditët deri të dielën, kur në orën 8 të mëngjesit regjistruesit do të dalin në terren, do të kryhen trajnime shtesë, si dhe një turne në qarqet e regjistrimit me të cilët ngarkohen regjistruesit. Deri të dielën, secili regjistrues, së bashku me instruktorin e tij të rrethit, do të bëjnë një plan lëvizjeje nëpër rrethin e regjistrimit, në mënyrë që asnjë objekt, asnjë amvisëri të mos mbetet pa përfshi.

U theksua se ekziston një disponim pozitiv midis pjesëmarrësve në aktivitetet e regjistrimit dhe të gjithë mezi presin fillimin e këtij operacioni të madh dhe të shumëpritur statistikor.

"Jemi të sigurt se popullata do t'i pres regjistruesit me besim dhe do tiu sigurojë të dhënat e nevojshme që do të mundësojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne dhe për vendin në tërësi," theksuan zëdhënësit e Qeverisë.

Zëdhënësit informuan se në mbledhjen e fundit, Qeveria i plotësoj masat për parandalimin dhe shpërndarjen e virusit që shkakton sëmundja ngjitëse KOVID-19, me cka që nga sot për hyrje, shtetasit tanë dhe të huaj dhe për daljje nga territori i Republikës të Maqedonisë së Veriut, në pikat kufitare të dorëzojnë një nga këto dokumente:

-Certifikatë për vaksinim, me dy doza vaksine kundër sëmundjes infektive KOVID-19;

- Vërtetim për kalimin e KOVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit;
- Rezultat negativ nga testi PCR i bërë 72 orë para daljes nga territori i RMV-s; ose
- Test negativ të shpejtë për trupat antigjen të bërë 48 orë para largimit nga shteti.

Nëse nuk dorëzohet asnjë nga këto dokumente gjatë hyrjes në shtetit udhëtarët shkojnë në karantinë të detyrueshme shtëpiake në periudhë prej 7 ditësh, ndërkaq kohëzgjatja e karantinës mund të shkurtohet në 5 ditë nëse gjatë asaj periudhe  dorëzohet test negativ PCR. Kjo vlen për shtetasit vendas dhe për ata të huaj.  Shpenzimet  e izolimit  shtetasit e huaj do t’i mbulojnë vetë.

Këto masat e reja plotësuese nuk vlejnë për  vozitësit e mjeteve transportuese të mallrave,shtetas të vendit tonë, si dhe për drejtuesit e mjeteve transportuese të mallrave, shtetas të huaj që kalojnë transit  nëpër territorin e RMV-së.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me masat shtesë që parandalojnë përhapjen e KOVID-19, zëdhënësit sqaruan se masa që kërkon një certifikatë vaksinimi, konfirmimi i kalimit të KOVID-19 ose një test negativ PCR është kontributi ynë për të mbështetur imunizimin masiv si përgjigje më e përshtatshme për të parandaluar përhapjen e virusit.

"Masa është shprehje dhe vendosmëri e  jonë për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të njohur vendin tonë si një vend që ndjek politika aktive të imunizimit dhe i cili nuk duhet të njihet si një vend që eksporton virusin.
 

Duhet të kihet parasysh se procedura për sigurimin e dëshmisë së vaksinimit ose për kalimin e  KOVID-19 është një procedurë e zakonshme për kontrollim në  vendkalimeve kufitare gjatë hyrjes  në një numër të madh të vendeve evropiane dhe botërore që qytetarët sigurisht duhet të respektojnë dhe kështu kjo masë tashmë në përqindje të madhe dhe po zbatohet, " theksuan zëdhënësit.

Zëdhënësit të gjithë nxënësve, veçanërisht nxënësve të klasës së parë  ju uruan  fillimin e  vitit shkollor dhe vunë në dukje se Qeveria, me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse, vendosi të mbajë mësime online në dy javët e para të vitit shkollor në Tetovë dhe Gostivari ndërkaq në shkollat e mesme në komunat e Kërçovës dhe Strugës vendimi është i vlefshëm vetëm për shtatë ditët e para.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me vendimin e qeverisë për të siguruar përkohësisht mbrojtje  qytetarëve të Afganistanit, të cilët ishin në rrezik për jetë, zëdhënësit thanë se me këtë gjest Qeveria po merr pjesë në një operacion të madh humanitar global dhe se qytetarët e vendit tonë duhet të jetë krenar për këtë, sepse ju ndihmohet njerëzve që janë në një situatë kërcënuese për jetën.

Zëdhënësit vunë në dukje bëhet fjalë për  qytetarë të punësuar në organizata ndërkombëtare, të cilët qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut vetëm për një periudhë të caktuar deri në destinacionin e tyre përfundimtar, dhe institucionet tona bëjnë gjithçka për t'u dhënë atyre një pritje të ngrohtë dhe për t'u siguruar atyre një qëndrim të këndshëm gjatë kësaj periudhe.