Kryeministri Zoran Zaev me fjalim hyrës e hapi Konferencën e parë vjetore “Rimëkëmbje ekonomike dhe rritje pas KOVID-19” në kuadër të Forumit Ekonomik dhe Financiar.
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij theksoi se pas një viti, sipas të dhënave statistikore zyrtare, mund të themi se kriza edhe zyrtarisht kalon dhe ekonomia rimëkëmbet, që është konfirmim i analizave tona që ekonomia është stabile dhe do të rritet.
“Zyrtarisht para disa minutave është publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës se tremujori i dytë nga ky vit, sipas statistikës është regjistruar rritje pozitive e Bruto Prodhimit të Brendshëm në vlerë prej 13,1%. Kjo do të thotë se në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti pati rritje të Bruto Prodhimit të Brendshëm prej 5,6%”, tha Kryeministri Zaev.
Në Konferencë Kryeministri Zaev dhe ministri i Financave Fatmir Besimi njoftuan për Planin për rimëkëmbje dhe financim të rritjes së përshpejtuar i cili është i përgatitur. Qëllimi është të sigurohet financim për rimëkëmbjen ekonomisë nga KOVID dhe mbështetje për rritje të qëndrueshme të përshpejtuar duke ruajtur stabilitetin fiskal dhe duke mobilizuar kapitalin e sektorit privat si plotësim i fondeve buxhetore dhe huamarrjes.