Mbështetja e plotë e Bankës Evropiane për Investime (BEI) për Maqedoninë e Veriut është njohje për projektet e deritanishme të vendit, por edhe inkurajim për të gjitha të ardhmet, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me delegacionin e BEI, të mbajtur bashkë me zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi.
Kryeministri Zaev në takim e theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me BEI në pjesën e mbështetjes së projekteve kapitale investuese infrastrukturore dhe projekte të tjera të cilat janë komplementare me politikat reformuese të Qeverisë në angazhimet e përgjithshme në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Angazhimi i përbashkët i Qeverisë dhe i BEI, ishte thënë në takim, mbeten projektet për mbështetje të zhvillimit të vetëqeverisjes lokale veçanërisht në pjesën e furnizimit me ujë dhe në sistemin e stacioneve filtruese për ujëra fekale.
Në takimin e kryeministrit Zaev dhe zëvendëskryeministrit Bytyqi me përfaqësuesit e BEI ishte theksuar se me interes të përbashkët në të ardhmen janë projektet në lidhje me “Agjendën e gjelbër” të BE-së, vazhdimësinë e mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me kredi të favorshme përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut si dhe mbështetjes për reforma të sistemit institucional për mbrojtje dhe shpëtim që të minimizohen maksimalisht rreziqet nga ndryshimet klimatike.
Nga ana e delegacionit të BEI, të cilin e kryesonte zëvendës-kryetarja e bankës Liljana Pavllova ishte theksuar se grupacioni BEI është partner i sigurt për Maqedoninë e Veriut – me mbi 900 milionë euro hua të nënshkruara dhe shumë investime strategjike.
Pavlova rikonfirmoi mbështetjen e plotë të BEI -së për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në arritjen e qëllimeve dhe reformave të tyre në përputhje me politikat e BE -së dhe Strategjinë e Zgjerimit të KE -së, dhe shtoi se ky institucion financiar i BE -së është e gatshme të ofrojë mbështetje të plotë për t'i mundësuar vendit përfitimin maksimal nga Plani Ekonomik dhe Investues i Komisionit Evropian me një vlerë totale prej 30 miliardë eurosh për projekte strategjike në të gjithë rajonin.