Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me drejtorin e Sekretariatit të Bashkësisë energjetike, Janez Kopaç, i cili mori pjesë në “Forumin maqedonas energjetik 2021: Hartimi i ardhmërisë energjetike”, që në organizim të ZIP Institutit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dje dhe sot po mbahet në Shkup.
Në takim është shprehur falënderim për mbështetjen që e jep Sekretariati për implementimin e legjislacionit në pjesën e energjetikës në Republikën e Maqedonisë së Veriu dhe pozitivisht është vlerësuar avancimi në reformat në pjesën legjislative, në drejtim të implementimit të Pakos së tretë energjetike të legjislacionit të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Zaev theksoi se ndryshe nga e kaluara, tani Qeveria po punon në mënyrë aktive në përdorimin e diellit, erës dhe ujit për të ndryshuar gradualisht prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme.
Gjithashtu Kryeministri Zaev informoi për fazat e ndryshme të investimeve, duke përmendur termocentralin fotovoltaik 10 megavat në Oslomej, i cili, siç u tha, do të jetë gati deri në fund të tetorit të këtij viti, pra gjithsej 170 megavat energji diellore ose 10 herë më shumë se 17 megavat të ndërtuar në 11 vitet paraprake.
Duke theksuar se Qeveria është e fokusuar drejt sigurimit të kushteve të mira për investim veçanërisht në sektorin energjetik, Kryeministri Zaev nënvizoi se me sjelljen e Ligjit për investime strategjike u hapën mundësi për njohjen e angazhimit të Qeverisë nga investitorët e mëdhenj ku kushtet për ta janë përmirësuar dhe tashmë disa investitorë seriozë kanë paraqitur projekte zyrtare për investime strategjike si "WPD" nga Gjermania për të ndërtuar një elektranë me erë 415 megavat, "EFT Group" për të ndërtuar 80 megavat termocentrali fotovoltaik megavat, disa investitorë të tjerë seriozë kanë shprehur interes për të investuar në objekte të mëdha energjetike infrastrukturore, gjegjësisht në projekte me vlerë qindra miliona euro.
Drejtori Kopaç, përgëzoi kryeministrin Zaev për hapin pozitiv të ndërmarrë në periudhën e kaluar, duke theksuar se vendi po bën përparimi në zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushën e energjetikës.
Nëtakim pozitivisht janë vlerësuar proceset e deritanishme reformuese në pikëpamje të rregullativës së nevojshme ligjore të harmonizuar në drejtim të ndjekjes së mëtutjeshme të trendeve të reja të BE-së.